Operacioni “Prita”/ Kapet drogë në Vlorë, dy të arrestuar

Diel, 28 Prill 2019 09:40

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër tentativë në fushën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike duke sekuestruar 48 kilogramë kanabis në një banesë, si dhe 97 fidanë në kubikë. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas.

Në kuadër të luftës për parandalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, thirrjes së qytetarëve për të bashkëpunuar me Policinë në luftë kundër paligjshmërisë, bazuar në informacionet e adresuara nga qytetarët se dy shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Prita”.

Operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

 
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...