Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung»: Vetëm Maqedonia e Veriut gati, Shqipëria Jo!

Diel, 28 Prill 2019 18:50

Një ditë para fillimit të takimit në Berlin, gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» shkruan se për aq kohë sa në Serbi mediat e kontrolluara nga Vuçiqi shpifin kundër Bashkimit Europian, atëhere Serbia nuk e ka vendin në BE. Për aq kohë sa shumica e duan Rusinë kurse BE-në e quajnë një shoqatë të miqve të shqiptarëve dhe lobi të homoseksualëve, Serbia nuk është kandidate e përshtatshme. Gazeta gjermane shkruan se tani për tani vetëm Maqedonia e Veriut e ka merituar të shpërblehet me fillimin e negociatave për hyrje në BE. Shqipëria nuk përmendet.

Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t’i presin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit; Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Këto gjashtë vende duan të anëtarësohen në BE, por asnjëri nuk është vërtet i gatshëm për këtë, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS). Se çfarë bën vaki kur BE pranon vende që nuk janë të gatshme, ka treguar shembulli i Rumanisë dhe Bullgarisë. Ato kanë hyrë në BE në vitin 2007, por ligji në këto vende nuk sundon ende si duhet. Në Rumani ka përpjekje për të kufizuar kompetencat e prokurorëve dhe gjykatësve. Kudo në Ballkan, sipas «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», shtete të ndryshme po kërkojnë ndikim – Rusia në Serbi, Turqia sidomos në Bosnjë, Kina gjithkund. Kriza e refugjatëve e viteve 2015/16 u ka treguar europianëve se Ballkani nuk gjendet në Azi, por në këtë kontinent. «Shtetet e rajonit meritojnë përkrahje edhe më tutje, por integrimi i mëtejshëm i tyre në BE do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një qeveri reformatore, e cila për ëndrrën europiane ka bërë kompromise të guximshme dhe madje e ka ndërruar edhe emrin e shtetit për t’i dhënë fund ngatërresës së vjetër me shtetin anëtar të BE-së, Greqinë. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të ishte një mirënjohje e duhur për aq shumë guxim. Se ku çojnë negociatat në fund do të shihet. Ato gjithsesi do të zgjasin me vite», shkruan gazeta gjermane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...