Takimin e nesërm ne Berlin e konsideroj nje rritje te interesit te Gjermanise dhe Frances per Ballkanin Perendimor

Diel, 28 Prill 2019 21:03

Nga Tritan Shehu

Duke e pershendetur takimin e gjere te neserm ne Berlin, duke falenderuar Merkel e Macron, e konsideroj ate nje rritje te interesit te Gjermanise dhe Frances per Ballkanin Perendimor, nje zhvillim e ngjarje shume te rendesishme dhe shprese dhenese per Rajonin tone.
Fakti qe ata dy lidere i kthehen me force Rajonit tone ne keto momente te veshtira per BE, ne prag te zgjedhjeve europiane, por dhe gjithashtu: 
—Kur interferenacat e jashteme negative drejt Rajonit tone jane shtuar per ta mbajtur ate larg BE-se.
—Kur problemet e brendeshme ne vendet tona, vecanerisht ato te lidhura me keq qeverisjen, nivelin e demokracise, kriminalitetin, trafiqet, drogen etj, jane bere shume shqetesuese.
—Kur qarkullojne teori e projekte te rrezikeshme sic eshte ai i shkembimit te territove, se pari midis Serbise e Kosoves, me rrenje nga nacionalizmat serbe.
Flet qe aspirata e jone europiane eshte perseri e gjalle e aktuale, jo vetem midis nesh, por dhe ne “zemer” te BE-se.
Le te shpresojme se kete here “ballkanasit” aty do te sillen sa me shume si “europiane”, duke kuptuar qe integrimi nuk eshte dhurate, por proces jetik vlerash e standartesh te arritura vecse nga ne, per te ndihmuar te cilin Merkel e Macron organizojne ate “tryeze” te gjere.
Uroj gjithashtu qe te arrijne te kuptojne se vendet tona kane vetem nje te ardhme, ate europiane, duke u detyruar te pranojne aty se gjate procesit te integrimit ne duhet vecse te zhvleresojme gradualisht kufijte tane, per t’i zeruar ata neser si antare te BE-se, pa u futur ne aventura te rrezikeshme etniciteti.
Dhe ndoshta dikush prej Ballkanit aty do te filloje te pranoje se demokracia bazohet te vota e lire, se pikerisht ne momente krizash shkuarja tek ajo, qofte dhe jashte radhe, vecse i “jep shendet” asaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...