Merret në mbrojtje nga policia italiani që qëlloi grabitësin shqiptar

Hënë, 29 Prill 2019 16:10

Vazhdon të jetë i shtruar në repartin e terapisë intensive e në prognozë të rezervuar dhe pse jashtë rrezikut për jetën 16 vjeçari shqiptar Enrico P., i cili mbrëmjen e së premtes 26 prill, së bashku me 2 persona të tjerë tentoi të grabisë një vilë dy katëshe në komunën Monterotondo në provincën e Romës.

Ai u godit me armë zjarr nga djali i pronarit të banesës Andrea Pulone, 29 vjeç, i cili kishte pikasur hajdutët dhe me një pistoletë me leje të rregullt Glock e kalibrit 40 mm, shtiu drejt tyre. Dy prej plumbave kanë qëlluar në gjoks 16 vjeçarin shqiptar që u braktis nga miqtë e tij në hyrje të spitalit Gemelli të Romës.

"Qëllova për t'i trembur dhe nuk kuptova se dy nga plumbat goditën njërin prej tyre,"-është shprehur Pulone. 29-vjeçarit italin ju është sekuestruar pistoleta dhe është nën hetim nga prokuroria italiane.

Policia italiane vendosi në mbrojtje 24 orë në 24, vilën ku ndodhi ngjarja me rrezikun e një hakmarrje të mundshme Andrea Pulone.

Ai është njëherësh dhe kandidat i listës së Partisë Demokratike në Monterotondo në zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen në maj të 2019.

"Nuk doja ta plagosja,"- tha ai. "Nëse grabitësit nuk do hynin në banesë unë nuk do kisha qëlluar kurrë."

Kjo ngjarje ka rindezur në Itali polemikat mbi ligjin ndaj të drejtës së vetëmbrojtjes i sapo aprovuar nga qeveria Conte e ky është episodi i parë i verifikuar menjëherë pas firmosjes së tij dhe nga Presidenti Sergio Mattarella.

Mbi ngjarjen është prononcuar dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini: "Mesa duket një ditë më parë është verifikuar episodi i parë i të drejtës së mbrojtjes së ligjshme. Një 16 vjeçar shqiptar, anëtar i një bande grabitësish është braktisur në prag të spitalit Poliklinik Gemelli, pasi ka marrë plagë zjarri. Më pyetën a më vjen keq. U përgjigja se nëse 16 vjeçari nuk do bënte grabitësin tani do të ishte mirë e  duke parë spektaklin "Kërcim me Yjet"."

Adoleshenti shqiptar është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që jetojnë në lagjen San Basile në periferi të Romës. Ai ka precedent penal për vjedhje. Makina e përdorur për grabitjen dhe me të cilën miqtë e tij e shoqëruan në spitalin Gemelli është marr me qira, fakt që dëshmon se bashkëpunëtorët e tij janë mazhorenë.

Policia italiane është vënë në kërkim të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...