Ylli Rakipi: Rama rrezik për vendin, agresion ndaj kryeqytetit

E mërkurë, 24 July 2019 18:36

Gazetari Ylli Rakipi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se kryeministri Edi Rama është rrezik për vendin. Ai shtoi se ajo që po bën Rama është agresion ndaj Teatrit dhe ndaj kryeqytetit.

“Ky është sigurisht një agresion i madh për teatrin, Ky agresion ka kohë që ka filluar. Ky është një agresion i madh për kryeqytetin. Siç e dimë, objektet kryesore në Tiranë janë ndërtuar nga arkitektët më të mirë të Italisë, ndërsa Rama vetëm shemb. Edi Rama ka shembur edhe stadiumin, ndërsa radhën e ka Teatri”, tha Rakipi.

Ai shtoi se duhet më së paku të pyeten shqiptarët për të prishur ose jo ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

“Këto shembje nuk mund të bëhen kështu. Duhet një referendum. Edi Rama shemb objekte të rëndësishme kryesore. Po të shkosh jashtë, në Itali dhe Greqi, në Korfuz prsh nuk mund të prekësh dot një shkëmb që është i mbrojtur përshembull”, tha ai.

Ylli Rakipi theksoi se Edi Rama e sheh vendin sipas mendjes së tij dhe nuk vepron sipas rregullave e ligjeve.

“E kam thënë se një filozof i shquar Emanuel Kanti shkruante dhe thoshte bota nuk është ajo që shohim, por ajo që mund të bëhet sipas mendjes sonë. Rama është një artist i gjymtuar. Ai pa pyetur askënd, ose qoftë referendum bëj, nuk e bën, por e sheh Shqipërinë sipas kokës së vet, në një mënyrë të rrezikshme për vendin. Kjo është më e keqja. Duhet stopuar sa më parë. Perceptimi që bën Rama është një rrezik i madh. Kemi të bëjmë me çmendurinë e një njeriu”, deklaroi Rakipi.

Për Rakipin, Edi Rama bën lojë si në kohën e komunizmit.

“Unë dëgjova Ramën në Asamble. Unë kam jetuar edhe diktaturën, edhe këtë kohë. Ai thellë në sub-koshiencën e vet nuk e do këtë pushtet. Por, ka shkuar deri atje sa ai nuk ka rrugë kthimi. Të dyja palët janë nisur në rrugë pa kthim, në një të keqe të madhe për vendin. Jemi në një front ku kryeministri i vendit është detyruar të shkojë në këtë rrugë dhe lojën gjoja demokratike e luan me gjoja u pushua Ditmir Bushati apo ky, njësoj si grupet armiqësore në kohën hoxhiste. Ky vend ka kaluar në super-cmenduri”, u shpreh Rakipi.

Për Ylli Rakipin, Rama është në krizë mbipushteti. “Ai ka nisur të flasë me vete dhe tha gabime nuk ka më, por thotë se “armiqtë”. Maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët”, përfundoi Rakipi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...