Pastrimi i parave / Kontrolle në këmbimet valutore

Premte, 26 July 2019 10:03

Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrezik të lartë për pastrimin e parave në raportin e fundit të Moneyval (mekanizimi europian për kontrollin e pastrimit të parave), Banka e Shqipërisë ka forcuar kriteret për licencimin e tyre.

Të gjithë subjektet që do të aplikojnë për t’u licencuar në treg për të ushtruar aktivitetin e zyrës së këmbimit valutor do të duhet të paraqesin dokumentacion shtesë sipas ndryshimeve të reja rregullatore që lidhen me masat kundër parandalimit të pastrimit të parave. Kështu sipas ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin, organizmin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor” në rregullore janë shtuar sqarimet që lidhen me aksionerët.

“Aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksione të një personi juridik, pronësia e të cilave i kalon personit që zotëron/mban certifikatën/dokumentin e aksioneve të mbajtësit, pa pasur nevojë për marrëveshje/kontratë për kalimin e pronësisë së këtyre aksioneve. Aksioner përfaqësues (nominee shareholder), është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje”, thuhet në rregullore.

Po kështu në dokumentacionin për licencim është shtuar si detyrim deklarata personale e aksionerëve/ortakëve dhe administratorit, për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë.

Është rishikuar kapitali minimal fillestar për një zyrë të këmbimit valutor. Deri dje kapitali fillestar minimal ishte 1.5 milionë lekë ndërsa me ndryshimet e reja ky kapital duhet të jetë minimalisht 2.5 milionë lekë.

Tek shqyrtimi i kërkesës për licencim sanksionuar në pikën 9 janë shtuar dy pika të tjera ku thuhet se Banka e Shqipërisë, për të kryer vlerësimet e parashikuara në këtë nen, përveç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, bashkëpunon dhe kërkon informacion nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.

Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët/ortakët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Në nenin 10 rregullorja sanksionon se banka, përveç sa parashikohet në pikën 1 të tij, refuzon dhënien e licencës edhe: a) në rast se vërtetohet se: i) struktura e shoqërisë që kërkohet të licencohet apo burimi i saj i kapitalit lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë; ii) aksioneri/ortaku i subjektit zotëron aksione të mbajtësit (bearer shares), ose është aksioner përfaqësues (nominee shareholder) (nëse është e aplikueshme); ii) aksioneri/ortaku i propozuar i subjektit të propozuar paraqet rrezik të lartë, bazuar në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë; si dhe b) në çdo rast që licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut.

Në nenin 19 që ka të bëjë me raportimet ndryshimet në rregullore kanë shtuar se subjektet raportojnë, brenda muajit janar të çdo viti, në Departamentin e Mbikëqyrjes, informacionin/ dokumentacionin e mëposhtëm: a) vërtetim nga Ministria e Drejtësisë se aksioneri/ ortaku dhe administratori nuk është i dënuar penalisht ose formularin e vetëdeklarimit, sipas aneksit nr. 4 të kësaj rregulloreje (dokumenti duhet të jetë i lëshuar jo më larg se 3 (tre) muaj nga dita e paraqitjes); b)deklaratë personale e aksionerit/ortakut dhe administratorit për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë (sipas aneksit nr. 9, të kësaj rregulloreje); c) deklaratë personale e administratorit që subjekti vazhdon të plotësojë kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...