Turqia i kërkon Ramës gylenistët

Premte, 26 July 2019 20:10

Sot në Tiranë ndodhet ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu. Ministri turk është pritur aë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari dhe ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Ai është pritur në takime të veçanta me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Nga ana e Këshillit të Ministrave nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë takim të zhvilluar paradite. Ndërkohë për takimin me Sandër Lleshin thuhet se është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe ndihmën e Turqisë për policinë dhe forcat speciale shqiptare.

Por mediat turke japin të tjera arsye për vizitën e ministrit të Brendshëm të Turqisë. Media turke shkruan se në takimin me Ramën ministri ka diskutuar Organizatës Terroriste FETO, ose siç njihen ndryshe gylenistët. Prej kohësh Turqia ka kërkuar nga Tirana që ta ndihmojë në arrestimin dhe ekstradimin e gylenistëve, të cilët qeveria i akuzon si pjesë të komplotit për grushtin e shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...