Përpjekja e agjentëve tëRamës për të zbuluar tradhëtitë në opozitë të Bashës dhe Metës

Saturday, 27 July 2019 17:02

Sot po qarkullon në mediat që gjallojnë pranë pushtetit një “eskluzive” e Realstory. Kur sipas këtij dokumenti pa firmë e pa vulë provon “tradhëtinë e PD ndaj Metës sepse thuhet të mos përmendet në argumente politike çështja Soros".

Madje, thuhet se:

Sipas dokumentit të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së që nuk mban as firmë as vulë, problemet më serioze të gjetjeve të OSBE ishin: votime pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi i zgjedhjeve dhe monitorimi i procesit zgjedhor, mosfunksionimi i gjykatave, vendime të gabuara të KQZ-së, marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, si dhe gjetje të tjera, të cilat u janë dhënë të detajuara në dokument.
 
Përveç dekonspirimit të burimit, i mëshohet shpikjes se, Basha e ka xhan Sorosin, pasi në këtë dokument thuhet se ka porosi për ish deputetët dhe anëtarët e kryesisë së në dalje publike të mos mbajnë qëndrime të caktuara si kjo:

“Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”

Mbi këtë pasazh ndërtohet fabula se Basha nuk është kundër agjendës Soros që mbështetet klikën Rama dhe që po “tradhëton” Ilir Metën në betejën e fundit kundër Soros.

E vërteta është që Lulzim Basha ka qenë politikani i parë i lartë në vend që ka denoncuar axhendën Soros,  madje jo në Tiranë, por në SHBA dhe pikërisht në median prestigjioze amerikane Breitbart News që aq shumë probleme i hap Xhorxh Sorosit në administratën amerikane.

Gjatë një interviste për Breitbart news në 29 mars  2017, Basha deklaroi se: beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai pohoi se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: ‘Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trump-it’”, – shkruan “Breitbart News”.

Megjithatë të gjitha këto lajme për zbulime tradhëtish, të Bashës ndaj Metës, janë veçse përpjekje qesharake për të krijuar idenë e përçarjes, PD LSI dhe krejt opozitës në betejën me kryeministrin Rama. “Përça e sundon” të një pushteti që përdor teknika KGB për të “refuzuar” opozitën, “hutuar” lidershipin e opozitës dhe “kundërsulmuar” me dhunë policore e gjyqsore.

Konjuktura Rama- rrjeti i fondacionit Soros që po “helmon” shqiptarë e  ndërkombëtare me propagandë për të mbajtur pushtetin është një realitet i pamohueshëm.

Faktor.al ka bërë disa shkrime për të shpjeguar mekanizmin. Sa herë që në Tiranë mësyjnë zyrtarë të lartë të huaj apo gazetarë të njohur për të mbledhur fakte e opinione mbi fenomene si Kanabizimi, PPP, Teatri, mafias politike, si praktikë përveç palëve politike, merren në pyetje edhe gazetarë e drejtues OJQ.

Këtë gjë e di mirë Edi Rama që përmes rrjetit të Fondacionit Soros “furnizon” ambasadat me gazetarë dhe aktivistë “të pavarur” si këta që zbulojnë tradhëtitë me mojito në dorë nga mijëra kilometra larg – për takime/dreka më këta zyrtarë.

Dhe ajo që del në sipërfaqe është fakti se opinionet e gazetarëve dhe aktivistëve janë variacione në temë të mesazhit të Ramës: PD kundër reformës në drejtësi. Madje pas takimeve këta gazetarë/aktivistë ojsh përgatisin materialin në anglisht që zyrtarë ta kenë më të lehtë për raportimin e tyre. Të gjithë e kanë parë sesi KM Rama furnizonte ambasadorin e BE Soreca me pasqyrë shtypi në anglisht, duke seleksionuar pjesët që i interesonte atij.

Image

Doni një shembull tjetër?

Reforma në drejtësi!

Departamenti amerikan i Shtetit kërkoi një sondazh të pavarur për të parë perceptimet mbi mbështetësit dhe kundështarët e Reformës, dhe ambasada e SHBA kontraktoi një qendër kërkimesh kinse të pavarur në Tiranë,  por që është një Spin off i krijuar dhe financuar nga Fondacioni Soros dhe pas një sondazhi me 3 mijë vetë prodhoi një dokument me 57 faqesh ku dilte se PD ishte kundër reformës në drejtësi, madje më kundër se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Image

Me këtë dokument të prodhuar nga një qendër kërkimesh dhe sondazhesh pranë fondacionit Soros është prodhuar helmi për DASH, se opozita e sotme është kundër reformës.

Këto janë disa indice për të thënë sesa shumë fondacioni Soros e ka luftuar PD për llogari të Edi Ramës kryeministër, Erion Veliajt kryebashkiak, apo ministrave që ka sjell Batoni nga Soros Kosova. /Faktor.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...