Temperatura rekord 42,6 gradë në Gjermani

Saturday, 27 July 2019 17:49

Më një vlerë rekord nxehtësie prej 42,6 gradësh e enjtja do të hyjë në historinë e Gjermanisë. Në ditët e fundit termometrat raportuan nivele të reja rekord pothuajse çdo orë. Kurse në fundjavë pritet freskim. Sipas parashikimeve aktuale, kjo nënkupton temperaturat e zakonshme të zakonshme të verës të Gjermanisë, prej rreth 30 gradësh.

Megjithatë, kjo do të thotë rreth dymbëdhjetë gradë më pak se rekordi i konfirmuar i vapës gjermane: 42.6 gradë u konfirmuan të enjten në Lingen në Emsland. Fakti që rekordi i mëparshëm prej 40.3 gradësh, i vitit 2015 në Kitzingen, u kalua kaq shumë këtë javë, dhe meqenëse temperatura të larta u regjistruan në disa vende në Gjermani, solli vëmendje ndërkombëtare. “Një ditë që do të shkruajë historinë e motit”, shkroi në twitter Organizata Botërore e Meteorologjisë, duke përmendur vlerat e Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD).

Sipas kësaj, 40 gradë ose më shumë u matën në 25 stacione meteorologjike, në 15 stacione u kalua vlera e mëparshme rekord e regjistrimit. Aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg shkroi: “Rekord i përkohshëm gjerman i vapës … 42.6°C! Mbi 2 gradë më shumë se rekordi i vjetër. I vendosur dje …”

Mënyra e veprimit në vapë

Të shtunën moti pritet të freskohet ndjeshëm. Megjithatë, ka një paralajmërim: sidomos në gjysmën jugore të Gjermanisë, priten reshje me stuhi të rënda.

Pas kësaj, temperaturat mund të luhaten – varësisht nga rajoni – midis 20 dhe 30 gradë. Herë pas here janë të mundshme reshje. Kështu pritet të qëndrojë moti deri në mes të javës së ardhshme.

Shmangni qëndrimet e gjata në diell. Pini shumë lëngje. Veçanërisht të përshtatshme janë pije që përmbajnë minerale, si uji ose çaji. Alkooli është mirë të shmanget. Ekspertët këshillojnë të mos pini pije të ftohta akull. Gjithashtu në të ngrënë: shmangni gjellët e yndyrshme, në vend të kësaj, hani më shumë sallatë, fruta dhe perime. Rekomandohen sidomos frutat e pasura me ujë, si luleshtrydhet, pjeshkët dhe pjeprat. Supat e ftohta janë shumë të përshtatshme për të marrë lëndë ushqyese shtesë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...