'Mos i trazoni të vdekurit Z. Kryeministër'/ Djali i regjisorit i përgjigjet Ramës: Teatri, amaneti i tim eti

Diel, 28 July 2019 22:05

Djali i regjisorit të njohur Mihallaq Luarasi, Eldon Luarasi, ka reaguar pas pretendimeve të kryeministrit Edi Rama se, regjisori ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për FaxNews, Luarasi shprehet se, Teatri ka qenë një amanet i të atit, i cili, sipas tij,  i kushtoi edhe jetën.

 

“Mos i trazoni të vdekurit Z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë.”, shprehet Luarasi duke shprehur bindjen më të madhe se demokracia mbart vlera të padiskutueshme.

 

Eldon Luarasi është një nga qëndrestarët e teatrit, i cili përveç kundërshtimit të prishjes së godinës shpeshherë edhe e ka gëdhirë në sheshin e Teatrit në shenjë proteste.

Reagimi i plotë i Luarasit:

“Mos i trazoni të vdekurit Z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë. Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar, e njoh më mirë se kushdo tjetër.

Në një nga librat e tij im atë ka shkruar: “Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtien për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur.”

Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e Protestës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar fillimisht si qytetar dhe më pas si artist me bindjen se Demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme.”, shprehet Luarasi

Postimi i sotëm i kryeministrit Rama:

Image

 

Modifikuar më Diel, 28 July 2019 22:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...