Kajmaku në arrati, Prokuroria urdhër të gjithë noterëve: Njoftoni nëse paraqitet pranë jush, ndryshe do mbani përgjegjësi!

E mërkurë, 20 November 2019 09:27

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, lidhur me arratisjen e Agim Kajmakut. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre.

“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë

Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend dhe mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.

Kajmaku është shpallur në kërkim, pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e opozitës se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.

Për këtë arsye, ai mund të paraqitet te noteri për t’i dhënë prokurë avokatit për ta përfaqësuar. Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim formularësh dhe kryerje të funksionit pas shkarkimit nga detyra. Kujtojmë që pas shkarkimit si kryebashkiak, Agim Kajmaku kishte firmosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë.

  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...