Si në filma/SHBA sjell në Tiranë pajisjen që zbulon të vërtetën

Premte, 22 November 2019 19:28

I kemi parë shpeshherë në filmat aksionë të Hollywood-it, por së shpejti do të jenë të përdorueshme edhe në Shqipëri.

Siç njoftoi pak më herët ambasada amerikane në Tiranë, SHBA i ka dhuruar Shqipërisë 5 pajisje poligraf, ose ndryshe “makina e së vërtetës”.

 

“Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit. Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP). Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Po çfarë është një test poligrafik?

Testet poligrafike regjistrojnë një numër përgjigjesh të ndryshme që jep trupi i njeriut, të cilat më pas mund të përdoren për të përcaktuar nëse dikush po thotë të vërtetën ose jo.

Ato zakonisht masin presionin e gjakut, ndryshimet në frymëmarrje, djersitjen e duarve etj.

"Poligrafi, si çdo teknikë tjetër e zbulimit të së vërtetës, mat efektet indirekte të gënjeshtrës", thotë Dr Sophie van der Zee, ekspert në psikologjinë mjekoligjore, i cili ka hulumtuar mashtrimin për shumë vite.

"Por gënjeshtra mund të rrisë stresin ... dhe me teknikat e zbulimit të gënjeshtrës mund të matni ndryshimet e sjelljes dhe fiziologjike që ndodhin kur ndjeni stres", vijon ai.

Pra, testet poligrafike nuk e matin mashtrimin ose gënjeshtrën drejtpërdrejt, por më saktë shenjat e mundshme që një person mund të mashtrojë intervistuesin.

Ky informacion përdoret më pas në lidhje me gjithçka tjetër që dihet për personin për të formuar një panoramë më të qartë nëse janë apo jo të vërteta ato çfarë ai deklaron. /SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...