Specialistët e ISHP dezinfektojnë bizneset ku kanë ushtruar aktivitet dy të prekurit nga koronavirusi

Hënë, 09 Mars 2020 14:55

Specialistët e Inspektoratit të Shëndetit Publik kanë nisur dezinfektimin e ambienteve ku kanë ustruar aktivitetin dy personat e parë të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri

Lajmi bëhet i ditur për “Lexo.al”, ndërsa në videon e mëposhtme, shihen punonjësit e ISHP që po kryejnë dezinfektimin në lokalin dhe lavazhin, në rrugën “Irfan Tomoni”, ku babë e bir ushtronin aktivitetin, si një masë themelore për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Nga ana tjetër, Silva Bino, shefe e Departamentit ëe Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Semundjeve Infektive në Institutin e Shendetit Publik, ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes.

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”, tha Bino.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...