Rama nuk u jep dorën klerikëve: Nuk duhet të prekeni se jepni shembullin e gabuar

Hënë, 09 Mars 2020 19:04

Kryeministri Rama u takua ditën e sotme me krerët e komuniteteve fetare, ku në fokus ishte situata e krijuar në vend nga konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus. Rama iu ka dhënë disa porosi krerëve të komuniteteve fetare për t’i përcjellë tek përfaqësuesit e tjerë për marrjen e masave.

“Kjo është një epidemi që prek ata që janë më të moshuar e kanë sëmundje kronike. Nuk kërcënon me jetën moshat e tjera dhe që nuk kanë probleme me shëndetin. Sidomos për këta që janë të dyshuar, dhe sidomos për ato momente kur ka një ditë të posaçme në një kishë apo në një xhami kur mblidhen shumë njerëz, aty duhet pasur kujdes që t’i përcillen të gjitha këto rregullat që e thyejnë ritualin në një farë mënyre sepse puthja e dorës, përqafimi, apo qëndrimi shumë ngjitur gjatë kohës që falen njerëzit në xhami, janë disa gjëra që janë mirë të transmetohen dhe këto mund t’i transmetoni ju sepse s’mund t’i thotë qeveria. Dhe nga ana e sensibilizimit disa rregulla të thjeshta. Është një virus i panjohur, por jo murtaja”, deklaroi Rama.

 

Ai tha se është një fazë ku duhet kujdes.

 

“Frika është gjëja e gabuar por kujdesi është gjëja e duhur. Do ishte mirë disa mesazhe të dedikuara publikut”, tha Rama.

 

Në fund teksa i ka përcjellë kryeministri nuk iu ka dhënë dorën asnjërit prej klerikëve e madje iu ka sugjeruar të mos qëndrojnë afër njeri-tjetrit.

“Nuk duhet të prekeni se jepni shembullin e gabuar. Mos t’i japim dorën njeri-tjetrit, faleminderit shumë”, tha Rama.

Modifikuar më Hënë, 09 Mars 2020 19:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...