Panik në Kosovë prej koronavirusit në Shqipëri

Tuesday, 10 Mars 2020 11:26

Edhe Shqipëria ka shënuar raste të prekura me koronavirus, përhapja e të cilit po rrezikon edhe Kosovën. Institucionet në vend kanë shtuar masat për t’u mbrojtur nga ai, shkruan e përditshmja Zëri.

Koronavirusi tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku gjatë mesnatës të ditës së diel u konfirmuan dy rastet e para të prekura me të, derisa vazhdojnë dyshimet edhe për raste të tjera. Paraqitja e rasteve të infektuara me koronavirus në Shqipëri ka shtuar frikën te qytetarët në vend. Raste të dyshuara me këtë virus ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në Kosovë.

Dy vajza, njëra e moshës 23-vjeçare dhe tjetra 20-vjeçare, të ardhura nga Italia janë shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për shkak të dyshimeve se mund të jenë të prekura me koronavirus, ndërsa edhe tre persona të tjerë u dyshuan të jenë të prekur me të. Rezultatet e analizave të bëra treguan se asnjëri nga këta pesë persona nuk është i infektuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...