Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një postimi publik lidhur mbi masat ndaj pandemisë së koronavirusit që fundmi ka prekur edhe Shqipërinë, me 10 raste të reja.
Ambasada shkruan se do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve.
‘COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je - të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.’