Skandali i maskave të skaduara/ Mjeku: Ja pse shkaktojnë probleme shëndetësore

E mërkurë, 11 Mars 2020 08:11

Mjeku i njohur, Gëzim Xhepa nga Spitali Kontinental, thotë se pavarësisht qëndrimeve politike, fakt është se maskat e skaduara shkaktojnë probleme shëndetësore.

“Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi..., po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash...: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur... Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm... Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh..., bile në shumë raste dhe pluhrash...

Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza..., me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore.... Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve..., me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide..., përfshirë dhe coronavirusin...

Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan..., kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve..., je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do d?noheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim..., por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli...!!!!” shkruan ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...