Atë e bir në Infektiv me koronavirus/ Kontaktet që patën para izolimit, 54-vjeçari ishte edhe në një ceremoni mortore

E mërkurë, 11 Mars 2020 11:42

Gjendja e tyre, sipas spitalit është e stabilizuar dhe pa komplikacione, por çfarë përbën shqetësim është fakti se personat e infektuar, para izolimit kanë pasur kontakte me një numër të konsiderueshëm personash.
Kjo për shkak edhe të bizneseve që ata zotëronin, një bar kafe, lavazh dhe bilardo në rrugën “Irafan Tomini” ku edhe banonin. Të hënën, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik mësyn në këto ambiente ku bën edhe dezinfektimin e tyre. Por dje, ka ngjallur shqetësim një tjetër fakt. Mësohet po ashtu se 54-vjeçari i infektuar gjatë kohës që ishte mbartës i virusit, ka udhëtuar edhe në qytetin e Pukës, nga ishte me origjinë, duke marrë pjesë në një ceremoni mortore atje.
Por si nisi historia e zbulimit të atij që nga Ministria e Shëndetësisë është konsideruar edhe si pacienti 0? I kthyer në Shqipëri në datën 26 shkurt të këtij viri, pas një udhëtimi disa ditor në Firence, ai është paraqitur fillimisht në një spital privat. Mjekët, duke dyshuar se mund të ishte mbartës i koronavirusit e kanë këshilluar që të telefonojë në numrin e urgjencës. Menjëherë pas kësaj ka shkuar ekipi i mjekëve që kanë bërë marrjen e tamponëve dhe i kanë dërguar në laborator.
Pas daljes së analizave, të dielën në mbrëmje, 28- vjeçari dhe babai i tij kanë rezultuar mbartës të virusit dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv të QSUT-së. Pas marrjes së analizave, mbartës të koronavirusit kanë rezultuar edhe 6 anëtarë të tjerë të familjes, të cilët aktualisht, për shkak të mos shfaqjes së simptomave janë, duke u trajtuar në kushte shtëpie. Ndërkohë, janë gjurmuar 24 qytetarë të tjerë që kanë pasur kontakt me ta.
Në mënyrë të vazhdueshme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që për çdo shqetësim, qytetarët të mos paraqiten në urgjencë apo poliklinika, por të telefonojnë në numrin e urgjencës. Janë ekipet e posaçme të mjekëve që paraqiten në banesë dhe ndjekin rastin hap pas hapi. Nga Instituti i Shëndetit Publik është bërë me dije se duhen 8 deri në 12 orë për përgjigjen e analizës. Deri më tani, dy vatrat e virusit janë Tirana dhe Durrësi. Nga ISHP janë marrë tamponët për 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar të infektuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...