Pronarët janë me koronavirus'/ Vazhdon protesta te fasoneria

E Enjte, 12 Mars 2020 09:20

Vazhdon protesta e punëtorëve të kompanisë “Alba Shoes” pranë autostradës Tiranë-Durrës, të cilët nuk pranojnë që të hyjnë brenda ambienteve të fabrikës, pasi sipas tyre pronarët italianë janë të infektuar me koronavirus. Pavarësisht se nuk lejohen protestat dhe tubimet, punonjësit shprehen se nuk lëvizin nga rruga pa marrë të drejtën e tyre, pasi sipas tyre nuk janë marrë asnjë masë nga ana e kompanisë, që ata të kenë garanci për të vijuar punën.

Brenda ambienteve të fabrikës sot janë futur disa punonjës, të cilët duket se i janë nënshtruar presionit të bërë nga ana e drejtuesve të kompanisë.

“Në fabrikë të gjithë pronarët janë të infektuar, përgjegjësit na thonë që të ikim në shtëpi, pa marrë lekët. As maska dhe as doreza mbrojtëse nuk na kanë dhënë. Nuk plotësohet asnjë kusht për distancën, ka disa punonjës që i kanë marrë me detyrim. Kemi frikë se do të na pushojnë, po jeta jonë është mbi të gjitha. Policinë e njoftuam ne, erdhën dhe kërkojnë vetëm që të lirojmë rrugën, nuk do hyjmë brenda fare, nuk do rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë. Çdo fundjavë italianët kanë hyrë dhe kanë dalë lirisht këtu, unë mora dorashka nga shtëpia dhe italiani më tha që t'i hiqja se sipas tyre nuk kishte rrezik. Kjo nuk është lojë, italiani kaloi këtu dhe nuk na dha asnjë zgjidhje".

"Nuk është se nuk duam të punojmë, dje u ka rënë dy punëtorëve të fikët dhe ne normal që kemi frikë. Ne kemi kërkuar që pushimet e gushtit të na i zëvendësojnë tani”, shprehen disa prej punonjësve që më pas thërresin në kor, ”duam të drejtat tona”.

 

Në ambientet e brendshme të fabrikës kanë hyrë disa punonjës të policisë, por nuk dihet ende nëse do të bëhet bllokimi i punës në këtë kompani. Disa prej punonjësve thonë se e kërkojnë zgjidhjen nga ana e shtetit, dhe se në fabrikë nuk ka as maska dhe as dizinfektantë.

Protesta e punonjësve nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa eprorët kanë dashur ta mbajnë të fshehtë incidentin, pasi kanë kërkuar që punonjësit të vijojnë punën pavarësisht se rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion, ndërsa në fasoneri mbërritën edhe disa efektivë policie.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka pasur protesta dhe në një fabrikë pranë ish-uzinën e metalurgjikut në Tiranë, ku punonjësit po ashtu nuk duan që të nisin punën.

Biznesi fason dhe callcenter-at, janë bizneset që kanë problematikën më të madhe në këto ditët e para të mbërritjes së koronavirusit, pasi përqendrimi i njerëzve është shumë i madh dhe distanca mes tyre nuk respektohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...