Kosovarët vrapojnë për testin antivirus në Klinikën Infektive në Prishtinë, izolohen 5

E Enjte, 12 Mars 2020 12:20

Edhe gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive në Prishtinë kanë shkuar disa pacientë me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo i njohur ndryshe si koronavirusi.

Janë rreth pesë persona të cilët janë izoluar nga ekipet mjekësore si dhe mostrat për të njëjtit pritet që të publikohen gjatë ditës së sotme.

E ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitija deklaroi se deri më tani, nga 82 personat dyshuara për koronavirus, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, por masat janë ndërmarrë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe numrin në rritje të rasteve në vendet përreth Kosovës.

E ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që në përputhje me vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpallur gjendje pandemie në nivel global në lidhje me koronavirusin e ri, t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet deri më 27 mars.

Mbyllja e institucioneve arsimore, do të pasohet me rekomandimin për lirimin e njërit prind nga puna, që të përkujdeset për fëmijën, por kjo masë, sipas minisitrit Vitija, nuk do të vlejë për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë.

Po ashtu, qeveria ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht linjat ajrore dhe tokësore nga vendet me risk.

Masë tjetër është edhe kontrolli i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të Qendrave të Mjekësisë Familjare, në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetje të Policisë së Kosovës.

Modifikuar më E Enjte, 12 Mars 2020 12:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...