Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë të ditur sot, se janë anuluar të gjitha intervistat për vizat deri në datën 3 prill.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020.
Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020.
Shërbimet e tjera në Ambasadën e SHBA do të vazhdojnë dhe misioni ynë në Shqipëri mbetet i pandryshuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë me homologët tanë shqiptarë, si në përgjigje të COVID-19, ashtu edhe në mbështetjen tonë ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për pranimin në BE, zbatimin e reformës në drejtësi, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe rritjen e marrëdhënieve të biznesit.