Nis shorteu "Sigurohu ONLINE dhe FITO"/ Çdo muaj fitues dhe dhurata të shumta nga SIGAL UNIQA

Premte, 16 December 2022 14:14


SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë, në çdo periudhë të vitit.
Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO” është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve, i vlefshëm për të gjithë klientët që zgjedhin të blejnë nga celulari apo laptopi siguracionet që u nevojiten.
Dhuratat janë të shumta dhe të ndryshme çdo muaj, ndërsa fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online.
Loja promocionale është e vlefshme për çdo police Sigurimi të blerë online që prej datës 15 Dhjetor 2022.

Por si mund të bëheni pjesëmarrës në këtë lojë promocionale?
Shumë thjesht! Të gjithë ata që blejnë me kartë bankare një siguracion gjatë periudhës 12 mujore në www.sigal.com.al qoftë siguracion prone, shëndeti apo automjeti, bëhen automatikisht pjesëmarrës në lojën promocionale.

Por çfarë do të dhurojë SIGAL UNIQA çdo muaj?
Bileta për ndeshjet e Kombëtares shqiptare të Futbollit

Gjatë muajve që nuk ka ndeshje të Kombëtares, do të dhurohen:

- Check Up FALAS në një prej klinikave më të mira në Shqipëri
- TeleShëndet FALAS (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës, 7 ditë të javës)
- Sigurim Prone.

Si do lajmërohen fituesit nga SIGAL UNIQA dhe ku do të tërhiqen çmimet?

Shorteu do të hidhet çdo muaj LIVE në Facebook-un zyrtar të kompanisë. Por në rast pamundësie për ta ndjekur atë, fituesi do të njoftohet përmes numrit të telefonit apo e-mailit të klientit.
Çmimet e fituara do të tërhiqen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group Austria, në adresën “SIGAL Business Center”, Bulevardi Zogu I, Tiranë.

Shorteu dhe shpallja e fituesve do të zhvillohet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në praninë e një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.

Bli Online Siguracionin e Shtëpisë, Biznesit, Shëndetit apo Automjetit dhe bëhu ti një prej fituesve…

https://www.youtube.com/watch?v=2BQ064u8iDw

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për më shumë informacione:

Web: https://sigal.com.al/loja-shperblyese-sigurohu-dhe-fito/
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
WhatsApp: 068 60 62 829

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...