Miron Kotani: Drejtuesit e institucioneve kanë alergji nga muzika shqiptare

Premte, 21 September 2018 12:25

 Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje. Veprat e autorëve shqiptarë mungojnë në koncerte të ndryshme, dhe sipas kompozitorit Miron Kotani kjo është përgjegjësi e institucioneve.

“Orkestrat tona kombëtare nuk e kanë në program krijimtarinë muzikore shqiptare. Edhe orkestrat frymore nuk luajnë pjesë shqiptare. Pse? Kur vijnë te ne orkestrat angleze dhe luajnë muzikë angleze, ndërsa ne jo muzikën tonë. Pjesët shqiptare nuk luhen, sepse nuk duan. Ndiqet një politikë antikombëtare nga ata që drejtojnë institucionet tona kulturore. Çdo titullar institucioni nuk e ka në qendër të vëmendjes krijimtarinë muzikore shqiptare, por e ka alergji. Kemi në vend një politikë antikombëtare në këtë drejtim. Ne kemi kompozitorët shqiptarë, por pjesët shqiptare nuk janë në koncertet e orkestrave tona. Kanë pjesë të huaja, por duhet në fillim të kemi promovim të muzikës sonë shqiptare, të luhet muzika jonë. Nuk e kam kuptuar këtë filozofi, që nuk vendosin asnjë pjesë të muzikës shqiptare në programacion. Aq më tepër kur bëhet fjalë që janë orkestra kombëtare dhe jo rrethi. E kanë detyrim kombëtar”.

Lidhur me idene e krijimit te një muze për krijimtarinë muzikore shqiptare si dhe një bibliotekë, Kotani thote: “Se ka vënë njeri ujin në zjarr për këtë punë. Do të ishte shumë mirë që ne të kishim një muze për krijimtarinë muzikore, ku aty të përfshihet çdo kompozitor shqiptar, që të jetë i pajisur me krijimtarinë e tij, me veprat, me dorëshkrimet e ndryshme, me fotografi nga familjarët, etj. Kjo duhet të bëhet nga institucionet tona shtetërore, sepse do të vijë një moment, që nuk do të kemi më asgjë. Kemi kompozitorë që ndahen nga jeta,  dhe pas disa dekadash ne nuk do të kemi asnjë të dhënë qoftë për jetën e këtyre autorëve shqiptarë, por dhe për krijimtarinë e tyre në muzikë. Në këtë është detyrë primare e shtetit, sa nuk është vonë që duhet të krijojë urgjent muzeun e muzikës shqiptare, ku të përfshihet biblioteka me literaturën e muzikës shqiptare si dhe pavione me të dhënat për autorët shqiptarë, me të dhënat për krijimtarinë dhe jetën e tyre.”

Si kompozitor Miron Kotani po merret këto kohë me muzikë filmash, por dhe të një monodrame, që do të jetë në skenën e teatrore të Fierit.  “Në fushën e krijimtarisë muzikore unë po punoj për dy muzikë filmash, dhe muzikë për një shfaqje teatri që jam drejt përfundimit. Një muzikë e filmit është shumë interesante, dhe regjisori dhe skenarist është Petrit Ruka. Por ka rëndësi, sepse këtë muzikë e kishte nisur për ta shkruar kompozitori Aleksandër Lalo,  por fatkeqësisht ai u nda nga jeta. Ai e kishte çuar deri në gjysmë të rrugës këtë krijimtari, dhe me largimin e tij nga jeta u detyrova ta përfundoj unë. Pra jemi dy autorë me këtë muzikë filmi me skenar dhe regji nga Petrit Ruka. Ndërsa për filmin tjetër jemi akoma, duke folur për kontratën me regjisorin, dhe në vijim mund të flasim për më tepër. Për teatrin po punoj për një monodramë, që titullohet “Infermiere Eva” me skenariste Valentina Tafa që do të jetë në skenën e teatrit të Fierit brenda muajit shtator. Aktorja, që do të interpretojë është Miola Seitaj e Fierit. Në lidhje jo me krijimtarinë time, por të hënën do të jetë një koncert te amfiteatri. Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura si një nga më të mirat e vendit në bashkëpunim me dirigjent dhe instrumentistët anglezë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...