Pse nuk lexojnë shqiptarët? Botuesit: Nuk ka politika shtetërore në ndihmë të librit!

Tuesday, 09 October 2018 17:46

Botues dhe autorë të ndryshëm pohojnë se problemet me librin dhe leximin janë përgjegjësi dhe e politikave që ndiqen nga shteti. Në reagimet e tyre ata pohojnë se mungesa e politikave në ndihmë të librit, problemet me bibliotekat e varfra apo dhe titujt e librave që zgjidhen të përshtatur për lexim ndikojnë në këtë situatë.  Botuesi Jani Malo, shtëpia botuese “Neraida” nuk ka politika shtetërore në ndihmë të librit. “Politikat e shtetit janë ato që ndihmojnë librin, por nuk mund të kërkosh ndihmë nga shteti, përderisa nuk ka politika në mbështetje të përkthimeve, të botimeve cilësore, atëherë çfarë do të kërkosh? Natyrisht që duhet të jenë politikat e taksave , të tvsh të diferencuara për librin, që në një farë mënyre ka një lloj diferencimi, por nuk është sa duhet. Politikat e shtetit duhet të fillojnë që nga shkolla”, pohon botuesi Malo. Sipas tij sot ka rëndësi se çfarë lexohet. “Sot lexohet në shkolla libra të cilët jo vetëm tek ne, por dhe në vende të tjera nuk kanë vlera. Pak rëndësi ka lexojnë apo jo, më e rëndësishme është që çfarë lexojnë. Dhe nëse ne themi ka rënë leximi unë do të thosha ka rënë cilësia e leximit. Ata libra që shiten ose shkojnë në treg nuk janë të gjithë cilësorë, dhe zgjedhja duhet bërë pikërisht nga prindërit dhe mësuesit”, vijon ai.

Në një status të tij pak ditë më parë në faqen e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë kryetari Petrit Ymeri mes të tjerave shkruan se problemi me librin dhe leximin duhet trajtuar me kujdes.  “Shoqata jonë e Botuesve ka organizuar anketime profesionale për leximin, ka zhvilluar shumë aktivitete e biseda për lexueshmërinë, sidomos për brezin e ri të lexuesve. Po a dëgjojnë ata që duhet të dëgjojnë, a shohin ata që duhet të shohin e të shqetësohen maksimalisht për këtë moskokëçarje shtetërore ndaj leximit, ndaj librit dhe lexuesit?! Ky është problemi i vërtetë, si do e përmirësojmë këtë gjendje, që nuk u krijua në një vit a dy, dhe çfarë duhet të bëjmë jo vetëm në dy-tre vitet që do vijnë, por në më shumë, që t'i shohim përmirësimet pas 10 vitesh të tjerë më pas”, shkruan Ymeri. Botuesi Luan Pengili nga shtëpia botuese “Omsca-1” tregon se një problem për të cilin pak flitet është dhe ai i librave të përshtatur. Por sa i talon leximit, ai nuk pranon krizën. “Lexueshmëria në Shqipëri nuk është as pak as shumë, por në kushtet normale, sepse argumentohet e tillë. Gjithë këto shtëpi botuese që janë sot me çfarë jetojnë?

Por janë aq shumë shtëpi botuese dhe kanë rënë tirazhet. Nuk jemi në optimizmin e lartë, por dhe që të qarravitemi nuk jemi aty”, pohon botuesi. Në reagimin e tij ai shton se duhet menduar për pasurimin e bibliotekave dhe librat të jenë të plotë. “Unë i mëshoj faktit që shteti të investoje për librat në biblioteka. Të rekomandohet më të madhe që libri të jetë i plotë, që lexuesi të marrë librin e shkrimtarit jo atë të përshtaturit. Edhe në botë ekziston përshtatshmëria dhe behët për një lexues që është dembel. Kur jepet libri për lexim jashtë klase, bibliotekë duhet të jetë libri i plotë jo i përshtatur. Të jetë libri sa më i bukur artistikisht dhe të jetë tamam, jo i përshtatur, i cunguar, sepse kjo nuk shkon”, pohon botuesi Pengili.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...