“Pianodrom” në edicionin e gjashtë, 41 vepra të huaja dhe 24 shqiptare në skenë

Tuesday, 16 October 2018 10:49

Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbërrin në edicionin e gjashtë në Tiranë. Prej disa vitesh festivali ka sjellë në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që janë bërë pjesë e jetës artistike. Festivali nga data 16 tetor, që në nis në skenën e Universitetit të Arteve do të zhvillohet deri më datë 17 dhjetor të këtij viti. Sipas organizatorëve festivali këtë vit bashkon muzikën klasike, me atë kontemporaneë muzikën shqiptare me atë të huajë instrumentistët më të njohur, me ata më të rinj, artistët shqiptarë me ata të huaj. Presidenti i festivali kompozitori Aleksandër Peçi tregon se festivali nxit kompozicionin shqiptar, si shumë pak të tjerë në Shqipëri. Kompozitori Aleksandër Peçi  thotë se në qendër të tij janë pianistë të talentuar nga vende të ndryshme të botës, por dhe ata shqiptarë. “Në edicionin e tij të gjashtë festivali ka në qendër të tij pianistë e interpretues të talentuar nga Nju Jorku, Trieste, Roma, Kosova dhe Shqipëria, që do të ngjyrosin me tinguj klasikë e bashkëkohorë sallën e UA. Një pjesë e programit është konceptuar me muzikë të shekullit të 21. “Pianodrom” mbetet festivali promotor i muzikës bashkëkohore. Talente të reja pianistë si dhe të instrumenteve të harqeve. CD të reja të Klaidi Sahatiçi e Merita Rexha, Elvis Peçi, Herta Cane, Laura e Paola Budani, Peçi Film Music, do të promovohen në festival”, tha kompozitori i njohur profesor Aleksandër Peçi. Këtë vit në festival do të jenë nëntë produksione dhe 65 vepra muzikore në total. “Festivali këtë vit ka 41 vepra që janë të trashëgimisë botërore si Bach-Busoni, Glinka, Prokofiev, Bartok, Listz, Stravinsky, Reger, Mozart, Chopin, etj. Në festival për publikun do të luhen dhe 24 vepra shqiptare të 16 autorëve Ibrahimi, Lara, Harapi, Dizadri, Sina, Zacharian, Simaku, Tole, Çene, Çekiçi, Mullaj, Sopiqoti, Dhamo, Spahiu, Ndreca dhe Peçi”, vijon të tregojë kompozitori Aleksandër Peçi për festivalin e këtij viti. Po ashtu ai tregon se do të jetë dhe koncert homazh në nder të Gaqo Çakos. “Ne koncertet do ti zhvillojmë në skenën e UA, por dy do të jenë në sallën e Akademisë së Shkencave. Një koncert do të jetë në homazh të Gaqo Çakos”, shprehet kompozitori Peçi.

 Drejtore artistike në festivalin “Pianodrom” pianistja e njohur Etrita Ibrahimi tha se festivali mban gjallë dhe zhvillon më tej muzikën shqiptare. ““Pianodrom” erdhi në edicionin e tij të gjashtë dhe me krenari mund të them që është festivali që gërsheton muzikën klasike, me atë kontemporaneë festivali që mban gjallë dhe e zhvillon më tej muzikën shqiptare, por promovon edhe atë të vendeve të tjera. Festivali, që bashkon artistët shqiptare, me ata të huaj, që përfshin ata në karrierë, por edhe më të rinjtë, që janë e ardhmja e muzikës, vazhdimësia e saj. Festivali, motorri i të cilit është i palodhuri prof. Aleksandër Peçi, që me gjithë vështirësitë e panumërta, arrin të bëjë maksimumin për muzikën dhe artistët”, pohon Etrita Ibrahimi për festivalin.

“Jam entuziaste për punën që kemi bërë deri këtu dhe akoma më shumë do të bëjmë, me mbështetjen e publikut, të dashamirësve të artit dhe të shtetit natyrisht. Suksese të gjithëve dhe nuk do të resht kurrë së thëni: "Rroftë Muzika"”, shprehet drejtoresha artistike Etrita Ibrahimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...