Nis rikonstruksioni i qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”

Hënë, 05 November 2018 16:34

Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të pjesshëm, për ti dhënë zgjidhje vetëm disa prej problematikave më emergjente.

Puna është përqëndruar tek hidroizolimi, pasi lagështia po dëmtonte bibliotekën e qytetit që ndodhet në të njejtën godinë.

Eduard Kapri: "Po dëmtoheshin librat në bibliotekë. Me këtë investim do rehabilitojmë plotësisht hidroizolimin dhe njëkohësisht të ndërhyjmë në fasadën e Pallatit të Kulturës."

Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri pranon se ndërhyrja është e vonuar pasi pritej financimi i një rehabilitimi total, gjë që nuk u mundësua. Por përkeqësimi i situatës detyroi këtë ndërhyrje.

Eduard Kapri: "Nuk është një investim total. Ne u munduam që në qendrën kulturore të bënim ndërhyrjet emergjente që ishin të nevojshme."

Thuajse të gjitha institucionet e kulturës në Pogradec, kanë problematika, pasi prej vitesh janë lënë thuajse në harresë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...