"Takimi i Teatrit Kadri Roshi" në Gjirokastër, fiton trupa e Elbasanit

Hënë, 19 November 2018 16:59

Gjirokastra për 7 ditë më radhë u kthye në kryeqendrën e teatrit. Në qytetin e gurtë u mbajt edicioni i parë i festivalit "Takimi i Teatrit Kadri Roshi" ku fituese u shpall trupa e Elbasanit me shfaqjen "Volpone" me regji të Adonis Filipi.

Aktori Timo Flloko si anëtar i jurisë në krah të Rajmonda Bulkut, Albert Mingës, Ndriçim Xhepës dhe Kristjana Didës vlerësimet maksimale i kishte për publikun gjirokastrit, ndërsa nuk kurseu kritikat për trupat teatrore në Shqipëri.

Timo Flloko: Ata artistë që janë të mirë janë të mirë, ato shfaqje që janë të mira të pakta janë të mira, por ato shërbejnë si një shembull dhe duhet të rritet niveli në të gjithë komponentët e shfaqjes.

Vlerësime për këtë edicion të parë të festivalit kishte edhe Viktor Zhusti.

Viktor Zhusti: Gjirokastra meriton shumë, deri tani të gjithë në, artistë, aktorë, regjisore, organet e pushtetit i janë borxhli këtij qyteti.

Shfaqjet rikthyen në sallën e teatrit "Zihni Sako" edhe aktorë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Mes tyre ishte edhe Nikolla Llambro, i cili nuk i fsheh emocionet teksa tregon jetën e vështirë në emigrim dhe projektet për të ardhmen.

Nikolla Llambro: Mos je filani, tha?

I thashë: Po, unë jam

"Po si je katandisur kështi more derzi", sic i themi në gjirokastritët.

I thashë: Po vjedh, po drogohem?! Ça po bëj? Unë po punoj i thashë.

Që në 2001 unë jam një aktor në aktivitet në Greqi.

Festivali u mbyll me nderimin nga Presidenti i Republikës me tituj nderi të disa aktorëve, të regjisorëve të teatrit të Gjirokastrës për kontributin e dhënë ndër vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...