Kumbaro nuk gjen dot justifikim për UNESCO-n, lahuta në listën e trashëgimisë kulturore serbe

E mërkurë, 05 December 2018 14:15

Skandali i radhës për Ministirnë e Kulturës vjen nga Franca, që Mirela e ka aq përzemër e që  UNESCO-n e paraqet si mbështetësen e “punëve” të saj, por kësaj here po UNESCO e nxori zbuluar, sepse e ka futur lahutën në listën e trashëgimisë kulturore serbe.  Pavarësisht se ministerja mundohet që të justifikohet se “nuk ka ende votim”, apo vendim, përsëri është e qartë se lahuta është prezantuar  nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit dhe jo nga Shqipëria. Organizata beson se instrumenti nuk ka origjinë shqiptare, por serbe. Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit.

Përpos këtij vendimi të çuditshëm të UNESCO, pala shqiptare mendon se “ende nuk ka marrë asnjë masë apo vendim për këtë gjë”. Nëpunësit e saj janë të paaftë, akademikët i ka zënë halli e gjumi, nuk kanë kohë të përgatisin dosjen dhe ajo dosje që është paraqitur nuk e merr njeri parasysh.    

Por Ministria e Kulturës krenohet se u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombëtar të Pasurive Kulturore Jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtar për këtë kategori.

Sic shikohet nga më sipër puna e lahutës ka marrë fund dhe ministria po përpiqet që të gjejë një gjuhë të përbashkët me vendet fqinje për ta marrë edhe ajo një pjesë nga kjo trashëgimi, duke shpresuar në zemërgjerësinë serbe apo malazeze, me justifikimin se eposi është kënduar në Ballkan me lahutë. Ministria hidhet degë më degë dhe “ka aq shumë punë”, saqë po përgatit dosje të tjera, kur nuk është e zonja të mbajë as Gjirokastrën, as Beratin, as polifoninë e as ato që ka në proces.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...