“Rrugëtim në vetë të parë” mbledh artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj

E mërkurë, 19 December 2018 10:13

Artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj janë bërë bashkë për të sjellë në skenë shfaqjen “Rrugëtim në vetë të parë”. Një shfaqje multidisiplinore, e cila në qendër të saj ka bashkimin organik midis artit klasik dhe bashkëkohor, midis muzikës pianistike, elementeve teatrale dhe efekteve audiovizuale. Premiera vjen për publikun mbrëmjen e 21 dhjetorit në skenën e Akademisë së Arteve. Muzika do të luhet nga dy pianistë Sebastian Ene dhe Rea Veizi me formacion piano duo dhe përfshin pjesë nga Claude Debussy, Camille Saint-Saëns dhe Alfred Schnittke. Pjesa teatrale do të paraqitet me interpretim dhe regji nga Ema Andrea, një performancë bashkëkohore dhe dinamike duke përfshirë gjuhën e folur dhe gjuhën e trupit, e duke përdorur pjesë nga poezi dhe romane të Paul Verlaine dhe Milan Kundera. Elementet audiovizuale do të integrohen gjatë shfaqjes si një përforcim i konceptit artistik. Pamjet do të jenë krijime autentike të artistëve Florian Çanga, Klod Dedja e Michele di Pasquale. Interpretuese dhe regjisore Ema Andrea tregon se ajo që e bën këtë shfaqje të veçantë është mënyra se si do të vihet në skenë dhe koncepti i prezantimit të saj para publikut. Sipas saj do të jetë komplekse, ku të gjitha elementet artistike dhe ideologjike të lartpërmendura, do të përshkojnë një linjë vizuale- muzikore-teatrale, gjatë një fillimi, kulmi dhe fundi. “E gjithë shfaqja është e bazuar në raportin njeriu me veten, njeriu në raport me dashurinë dhe njeriu në raport me vdekjen. Dhe në fund këto raporte janë mes vetes, pra janë raporte në vetë të parë”, tregon Ema Andrea, një nga emrat e vlerësuar me suksese në art. Sipas regjisores Ema Andrea në shfaqje baza do të jetë muzika. “Kjo është një iniciativë e Rea Veizit, që është pianistja dhe jeton në Paris. Ajo më ftoi për bashkëpunim dhe të bënim një regji skenike. Unë e pranove, sepse vij nga një e kaluar klasike, dhe jam e rritur me muzikë e art klasik dhe tentoj kontemporanen. Kjo shfaqje midis artit vizual, muzikës kaliske dhe interpretimit mua m’u duk një trinom shumë i bukur për t’u shprehur ndryshe. Baza është muzika e pjesëve, që do të luhen në piano nga Rea dhe Sebastian”, tregon Ema Andrea, regjisore.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...