Artistët e Cirkut Kombëtar kundër buxhetit qesharak që u ka caktuar Ministria e Kulturës

E Enjte, 20 December 2018 15:21

Ky vit që po mbyllet i përballi artistët e Cirkut Kombëtar me probleme të ndryshme. Edhe pse shfaqjet sollën publikun, vështirësitë për realizimin e tyre nuk munguan. Artistët pohojnë se gjatë këtij viti janë përballur me Ministrinë e Kulturës, duke mos lejuar heqjen e statusit kombëtar, por të tjera probleme nuk kanë munguar. Në realizimet e shfaqjeve përballë vështirëve ka raste, që blejnë vetë mjetet për numrat e cirkut. Për Julian Kazazi njëkohësisht dhe kryetar i Sindikatë së Artistëve të Cirkut Kombëtar materiale të specifikuara, që nuk gjenden dot në vend i kanë detyruar artistët ti blejnë vetë jashtë. “Kjo është një e vërtetë, që nuk mund ta mohoj as unë si artistë e as titullari i institucionit, që ka profile të cirkut të cilët kërkojnë dhe materiale të specifikuara apo dhe aparatura që nuk gjenden dot në Shqipëri për fat të keq, dhe kjo bën që artistët në profile të ndryshme dalin jashtë duke i blerë ato me të ardhurat e tyre për dëshirën e mirë për ta ushtruar këtë si profesion apo dhe për të mbajtur vendin e punës. Kjo është absurde, por që është e vërtetë. Me pak fjalë të lidhur me cirkun nuk na mban rroga e shtetit, por pasioni për këtë art”, pohon Julian Kazazi një nga artistët e njohur të cirkut. Artisti Julian Kazai vijon se në këtë situatë duhet që të krijohet bashkëpunimi me shtete të tjera për të ndihmuar artistët. “Për zgjidhjen e këtij problemi duhet të krijohen ura bashkëpunimi me shtete të tjera, të cilët mund të ofrojnë të tilla mundësi për të pasur paisje të tilla. Shtete si psh: Kina, Rusia, apo dhe vende fqinje që ne kemi si: Greqia apo Italia të cilët e kanë dhe më të zhvilluar se ne këtë art dhe kanë pasur mundësi të kenë dhe aparatura që e ndihmojnë këtë si profil”, pohon Kazazi. Të gjendur përballë vështirësive artistët pohojnë se dhe para ’90 kishte më tepër vëmendje për artin e  cirkut. “Dua të përmend këtu një fakt shumë të rëndësishëm, ku arti i cirkut ka pasur një mbështetje maksimale nga sistemi komunist, i cili herë pas here dërgonte artistë për specializim në Kinë, Rusi, Itali etj. Gjë që mbas kaq shumë vitesh që Shqiptarët lëvizin të lirë nuk është bërë asnjë trajnim, specializim apo bashkëpunim me shtete të tjera. Kjo tregon qartë që arti dhe sporti në këtë vend e për çdo parti është e fundit në listë”, tregon artisti Julian Kazazi. Një nga shqetësimet që patën artistë të Cirkut Kombëtar gjatë këtij viti sipas Kazazit ishte dhe një vendim i padrejtë, tentativa për heqjen e statusit kombëtar duke e kaluar atë në Cirk të Tiranës. “Gjë që nuk u bë e mundur nga rezistenca e Sindikatës dhe artistëve të cirkut, padyshim bashkë me mbështetjen e SPASH me president z. Reshat Ibrahimi, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë super aktiv për të mbrojtur dinjitetin e artistëve dhe për të qenë pranë tyre çdo moment”, tregon artisti Julian Kazazi. Edhe mjeshtri veteran i cirkut Pavli Sallata flet për vështirësitë materiale në punën e artistëve. “Për prestigjatorët ka gjëra që nuk i gjen këtu, dhe nga baza materiale e blejnë vetë, sepse qëllon edhe si bëhet projekti. Nëse artistët blejnë duhet që të ketë fonde shtesë, sepse prestigjatorët apo dhe artistët ka raste që bëjnë edhe vetë kostume.   Ministria e Kulturës duhet të parashikojë rritje të buxhetit. Unë tani kam dhe një premierë ku jam udhëheqës artistik dhe ne kemi marr komplet studion, që është në shfaqje. Vetë ne blejmë edhe kur dalin gjëra jashtë parashikimit të buxhetit. Bleva vetë bullona sepse nuk i kisha futur dot në projekt”, pohon mjeshtri Sallata. Shqetësim tjetër, që do të vazhdojë sipas tyre dhe vitin që vjen është çështja e pazgjidhur e truallit ku ndodhet çadra e cirkut, dhe një pjesë prej 409 metra katror e ka në pronësi  privati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...