Korçë, çelet muzeu i fotografit shqiptar me famë botërore, Gjon Mili

Premte, 21 December 2018 14:07

Ditën e shtunë, datë 22 Dhjetor 2018, ora 11:00, pranë Shtëpisë Rumune në Korçë, inaugurohet muzeu dedikuar fotografit të mirënjohur shqiptaro-amerikan, Gjon Mili.

Gjon Mili lindi në Korçë më 1904 dhe vdiq më 14 shkurt 1984 në Stemford, SHBA. Më 1923 emigroi në SHBA, pas një periudhe migrimi në Rumani, ku u diplomua si inxhinier ndriçimi në universitetin e famshëm MIT. Gjon Mili përdori për herë të parë “fleshin elektronik” dhe “dritën stroboskopike”, të shpikura nga Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë.

Në 1937 mori titullin profesor. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin.

Ai bashkëpunoi me emra të njohur botërorë si: Pablo Pikaso, Sofia Loren, Henri Matiss,  Hichcock, Marlon Brando, Frank Sinatra, Federico Fellini, Edgerton etj.

Sartri do t’i kushtonte atij një ese të veçantë. Fotograf i revistës Life, Vogue etj., Në fushën e kinemasë, ai ka realizuar një film të shkurtër “Jammin the Blues”, në të cilin është regjisor, kandiduar në “Oscar”, për kategorinë  Filmi më i mirë i shkurtër, e cilësuar si vepra e parë filmike, në një improvizim të muzikës  “Xhaz”, ndërsa në fushën e fotografisë ai cilësohet shpikësi i fotografisë stroboskopike (fotografimi me dritë).

Gjon Mili, është një figurë mjaft e rëndësishme, figurë që vazhdon të vlerësohet në të gjitha vendet e botës dhe është nder dhe kënaqësi për ne si EJAlbum të kontribuojmë sadopak në "rikthimin“ e tij në qytetin e lindjes, Korçë, ku një muze permanent i është dedikuar në ambientet e ish-shtëpisë Rumune, në pedonalen e qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...