Artistët akuzojnë Kumbaron: Projektet e pavarura, farsë e Ministrisë së Kulturës!

Premte, 21 December 2018 14:47

Ministria e Kulturës edhe këtë vit hapi thirrjen për projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore për vitin 2019. Ministria bën me dje se shuma që një individ mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 500,000 lekë. Shuma për të cilën një organizatë mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 2,000,000 lekë. Edhe këtë vit sipas artistëve, që kërkojnë të zhvillojnë projektet që i takojnë skenës së pavarur Ministria e Kulturës vijon si dhe më parë, duke vendosur limit në buxhet, por nuk mungojnë dhe të tjera probleme. Regjisorja Elma Doresi shprehet se duke parë çfarë po ndodh me projektet në Ministrinë e Kulturës nuk ia vlen mundimi që të plotësosh dhe formularët. “Nuk jam dakord që ministria vendos kufizim në buxhet deri sa mund të aplikosh. E kam dëgjuar lajmërimin, por si përherë as nuk do të marr guximin për të aplikuar për disa arsye. E para, mungesë transparence. Populli ka një shprehje "Për një kockë në poloskë", që do të thotë se nuk je vlen mundimi i 1001 fletëve, që të duhet të plotësosh për shumën që ti merr në fund, nëse e merr dhe atë. Duhet të ndryshojnë formularët e aplikimeve ose të jenë të ndryshëm në bazë të vjetërsisë se secilit”, tregon regjisorja Elma Doresi. Sipas saj, Ministria e Kulturës shpall thirrjen për aplikime në projekte, por me 3 milionë lekë të vjetra nuk bëhet dot një shfaqje. “E dyta thonë se deri në 500 mijë lekë të reja mund të marr aplikuesi si individ dhe deri në 20 milion lekë të vjetra si shoqatë, ndërkohë që asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Individi ka marrë 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra maksimumi dhe shoqata le të themi 7 milionë lekë të vjetra. Si do ti sigurojë unë paratë e tjera më thoni? Sepse mos harrojmë, që brenda tyre ke dhe 15 përqindëshin që të mbahet si komision. Po sallat po aktorët? Do të thonë se duhet ti gjejmë tek bizneset, dakord! Çfarë interesi ka biznesi apo mund ti ofrojë unë atij që ta bind që ai duhet të mi japi mua "ca para". Më gjeni një vend të botës kur artistit u jepet nga Ministria e Kulturës këto fonde e do ju kërkoj falje publikisht”, vijon regjisorja Doresi. Në reagimin e saj për projektet që shpall Ministria e Kulturës regjisorja tregon se dhe më parë është tërhequr nga aplikimi. “Personalisht doja të aplikoja para 1 a 2 vitesh por u tërhoqa për arsyet e lart përmendura. Aq para mund të mi mundësojë një bankë dhe pa 1001 formularët e ministrisë. Nuk po i hyj fare pastaj se kush janë ata që fitojnë e se çfarë kanë bërë për artin deri sot se është tjetër temë”, shprehet regjisorja Doresi.

Drejtori i festivalit të “Butrintit” Alfred Bualoti pohon se duhet që Ministria e Kulturës të shpallte të tjera kritere për të vlerësuar projektet. “Duhet të ketë politika të veçanta për aktivitete të traditës dhe që kanë krijuar vlera. E kemi thënë dhe më parë, por kot flasim sepse askush nuk na dëgjon”, shprehet Bualoti. Me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës regjisorja Eliona Thomaraj pohon se kjo që bëhet për projektet është një farsë. “Projektet e Ministrisë së Kulturës janë hapur dhe unë mendoj se do të ishte më mirë të mbylleshin dhe të mos vazhdohej më tej kjo farsë. Që të mos harxhohet buxheti i shtetit dhe as të mos konsumohet energjia e artistit, (mendoj të shkrihet fare Ministria e Kulturës dhe madje të shkrihet edhe Akademia e Arteve). Arti në Shqipëri nuk vlerësohet, artisti në Shqipëri është një mallkim. Arti ka vdekur, po presin ta kallin. Ministria e Kulturës mbasi të shkrihet si institucion buxheti le ti kaloj artistëve pension deri sa të zhduket edhe brezi i fundit, që guxoi e studioi në Akademinë e Arteve”, tregon regjisorja Thomaraj. Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës mbyllet më 15 janar 2019. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës shkruhet se përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt të vitit që vjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...