Adivie Alibali Sharofi, mamica e “Skënderbeut” nderohet në Krujë

Diel, 23 December 2018 11:51

 Kruja ka bërë bashkë artistët duke risjellë në vëmendje dhe filmin “Skënderbeu” të vitit 1953, por nuk munguan dhe dy premiera të tjera filmi për të pranishmit.  Nëpërmjet sekuencave filmike nga realizimi i filmit “Skënderbeu” u sollën në vëmendjen e publikut mbresa nga artistë dhe kineastë të njohur për këtë produksion, që u realizua dekada më parë. E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kinemasë ishte motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e këtij filmi, që i reziston kohës edhe sot. Mes emocionesh dhe duartrokitjeve bashkia e Krujës dhe Këshilli Bashkiak, me propozim të production cinemania i dha titullin Qytetare nderi të Krujës Adivie Alibali Sharofi në rolin e Mamicës motrës së Gjergjit në filmin Skënderbeu. 

“Filmi “Skënderbeu” është një produksion gjigand shqiptaro- rus i vitit 1953 nga regjisori i njohur rus Sergei Yutkeviç, ku luajnë dhe artistët shqiptarë si Naim Frashëri, Adivie Alibali, Besa Imami, Marie Logoreci, Ndrec Shkjezi, Kadri Roshi, Mihal Popi, Lec Shllaku etj. Në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare e filmit, duke na sjellë të gjallë luftën heroike dhe qëndresën e madhe kundër perandorisë otomane, të heroit tonë kombëtar luftëtarit dhe diplomatit Skënderbeu lozur me mjeshtëri nga aktori rus Akaki  Khorava”, u shpreh kineasti Jaçe para fillimit të këtij aktiviteti në Krujë.

Filmi “Skënderbeu” u shfaq në Shqipëri në 28 nëntor të vitit 1953 njëkohësisht dhe në Moskë. Në USA 3 korrik 1954 në New York. Si dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Suedia etj.  Ky aktivitet kinematografik erdhi nën moderimin e Silvana Braçes, dhe u organizua nga Bashkia e Krujës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Production Cinemania.

 Filmat në Krujë

“Skënderbeu” është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastrioti dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.

Filmi u emërua për tre çmime në Festivalin e Filmit në Kanë, për regjisorin Sergei Yutkevic, dy nga të cilat i fitoi. Në Krujë në vijim të aktivitetit u shfaq dhe filmi i metrazhit të shkurtër “I ardhur nga ëndrrat” si premierë me skenar të Vladimir Priftit dhe regji të Klajd Papadhimitri, si dhe filmi që rrëmbeu çmimin si filmi më i mirë në festivalin e filmit në Varshavë “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji nga Bujar Alimani.

Filmi “I ardhur nga ëndrrat” sipas regjisorit Papadhimitri është një dyzim midis realiteti dhe ëndrrës. Historia e dy pleqve, që mashtrohen nga një person (i cili bën 4 karaktere të ndryshme që është i njëjti personazh) për të mbjell fusha me hashash. Aktorja Marjana Kondi vjen në rolin e gruas (Hajria), aktori Todi Llupi në rolin e burrit (Sadriu), aktori Herion Mustafaraj luan katër personazhe.

Në film me regji nga Bujar Alimani luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin.

Një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

kruja-2-630x420.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...