“Oskari dhe tezja Rozë”, dy mbrëmje në skenë për publikun

Premte, 28 December 2018 12:16

"Oskari dhe tezja Rozë" shënoi në teatër dy shfaqjet e fundit në skenë për këtë vit. Vepra e jashtëzakonshme nga Eric-Emmanuel Schmitt u rikthye për dy mbrëmje me radhë në skenën e  Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Një shfaqje, ku emocioni të pushton nga fillimi deri në fund te saj. Me aktoren e mirënjohur Roza Anagnosti dhe Franc H. Bregu, Françeska Hysi, Juxhin Plovishti”, lajmëronte teatri për këtë vepër që u rikthye në skenë. Me regji nga Kiço Londo kjo vepër teatrore nuk u shfaq vetëm në skenën e Tiranë ku dhuroi emocione, por nuk mungoi dhe në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Vepra dramatizim nga Chris Simion-Mercurian, përkthyer nga Kopi Kyçyku erdhi në skenë me skenografi nga Najson Topi dhe kostumografe Klaudia Ndreshaj.

Në qendër të veprës është Oskar, një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve, sepse vuan nga leuçemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejt. Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë : të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet. Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës. Tezja Rozë i këshillon gjithashtu t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar. Në letrat për Zotin, Oskarin flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon. Para premierës aktorja e njohur Roza Anagnosti tregon se kjo vepër ka mesazhe universale. “Unë jam shumë e lumtur si krijuese, që jam pjesë e këtij kasti. Përgjegjësia ime është sesa do ta materializojë këtë figurë artistike. Ka qenë një punë me një grup të rinjsh, emocion i bukur me përgjegjësi të madhe. Shpresoj që të kemi bërë atë që duhet”, u shpreh aktorja Roza Anagnosti, që në skenë erdhi me rolin e tezes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...