Elbenita Kajtazi do të debutojë me rolin kryesor te "Dasma e Figaros"

Premte, 04 Janar 2019 08:35

Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi po shkelë tashmë skenat më të njohura operistike ndërsa së fundmi ka njoftuar se do të debutojë me një rol të madh nga opera Le Nozze di Figari, shkruan KultPlus.

Gjatë karrierës së saj në Gjermani, Kajtazi njofton se ka luajtur jo dhe pak role por ky është një nga rolet më të vështira që sopranoja kosovare ka marrë përsipër.

“Roli i Susannës do jetë një ndër rolet më të vështira që kam debutuar deri tani, por jam shumë e lumtur ta kem edhe këtë rol të mrekullueshëm nga opera Le Nozze di Figaro në listën time eventualisht të gjatë  “, ka shkruar Kajtazi.

Kajtazi tutje ka njoftuar se me këtë rol do të ngjitën në skenën e Operës së Hamburgut “Staatsoper Hamburg”.

“Mezi pres ta debutoj e ta shijoj çdo sekondë të kësaj shfaqje në skenën e mrekullueshme të Operës së Hamburgut, Staatsoper Hambug”, ka shkruar tutje Kajtazi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...