Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Diel, 20 Janar 2019 09:38

Se shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një herë në librari. Emri i saj përmendej në Amerikë në prodhime kinematografike e seriale të kohës, gjendej gjithandej në shtypin e përditshëm dhe titujt e librave zinin njëri-tjetrin.

Mirëpo, edhe pse sasia nuk mund të tregojë cilësinë, librat e saj kanë qëndruar në krye të listës si librat më të shitur në Amerikë për plot 381 javë, njëra pas tjetrës! Për këtë arsye, në vitin 1989, librat e saj kanë hyrë në librin Guinness të rekordeve. Shkrimtarja amerikane është ndër autoret më prodhimtare në kohën e sotme, pavarësisht që kritika letrare s’e ka përfshirë ndonjëherë në emrat cilësorë të letërsisë amerikane apo edhe asaj botërore. Ajo ka shkruar mesatarisht nga një libër në vit. Duke qenë vazhdimisht bestseller, Steel është edhe shkrimtarja e dytë e gjallë më e pasur në botë, pas britanikes J.K.Rowling. Rekordin e shitjeve të librave të të gjithë kohërave e mban ende Agatha Christie dhe William Shakespeare. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...