Sopranoja Besa Llugiqi debutoi me rolin kryesor të Thais në Poloni

Hënë, 04 Mars 2019 15:27

Sopranoja kosovare Besa Llugiqi, po dëshmon çdo ditë e më shumë që skena është vendi ku ajo di të shkëlqejë më së miri. Pas suksesit që pati me shfaqjen e Lucia di Lammermoor në Shtëpinë Operistike në Burgas, si dhe rolit kryesor të Violeta Valery po në këtë teatër, ajo tashmë ka debutuar në Poloni me rolin kryesorë të Thais nga kompozitori J. Massenet 

Përgatitjet për këtë shfaqje kanë nisur nga 29 janari dhe kanë zgjatur deri më 1 mars. Llugiqi ka treguar për KultPlus se gjatë këtyre pesë javëve prova intensive, kanë arritur ta kurorëzojnë një punë kolosale, jashtëzakonisht profesionale, me një ekip të mrekullueshme.

“Një kënaqësi të punosh në një teatër të tillë me një dirigjent fantastik dhe orkestrën e mrekullueshme të këtij teatri. Në Teatrin Baltic te Gdansk do të përsëritet edhe 4 herë Thais në periudha të ndryshme. Një privilegj të këndoj përkrah artistëve si Marcin Bronikowski, Tomasc Rak dhe Daniel Borowski.

Kjo shfaqje erdhi nën dirigjimin e Jose Maria Florencio, ndërsa për regjisor kishte Romuald Wicza – Pokojski që për Llugiqin ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të punoj me ta. / KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...