“Delegacioni”, përfaqësimi i Shqipërisë në “Francofilm Festival” në Romë

Premte, 08 Mars 2019 12:58

Filmi “Delegacioni” është përfaqësimi i Shqipërisë në “Francofilm Festival 2019”, që këtë vit ka nisur edicionin e dhjetë në Romë. Ky festival organizohet si gjithmonë nga Instituti i Kulturës Franceze në Romë në bashkëpunim me ambasadat e huaja në Itali. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se në këtë edicion u përzgjodh filmi “Delegacioni” me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji Bujar Alimani, pasi deri tani është prezantuar me sukses në festivale të ndryshme të filmit. “Në datat 7-14 mars, zhvillohet në Romë edicioni i 10-të i “Francofilmit”, festivali i filmit Francofon. Këtë vit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, në koordinim edhe me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Tiranë, propozoi filmin “The Delegation”, të regjisorit Bujar Alimani. Filmi, një bashkëpunim Shqipëri, Francë, Greqi dhe Kosovë është fitues i Grand Prix në Festivalin e Varshavës dhe së fundmi i Festivalit të Filmit në Trieste, si “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë””, njofton QKK. “The Delegation” (Delegacioni) do të projektohet më datë 11 mars në orën 21:00 në festival. Por regjisori Bujar Alimani shprehet se filmi shfaqet edhe njëherë në Itali, duke i dhënë mundësi fansave ta shikojnë. ““Delegacioni” shfaqet edhe një herë tashmë në "mesin" e Italisë në Romë, pas suksesit të madh në tokën italiane në festivalin e Triestes, këtë herë "zbret" më në jug në kryeqytetin italian e kështu i jep mundësi fansave të filmit ta shohin atë. Festivali organizohet nga Instituti Francez një organizëm ky i cili është i instaluar në shumë vende dhe përhap kulturën franceze. Përzgjedhja e filmit, përveç elementit gjuhë, linguistikë, pra në filmin tim flitet një përqindje frëngjisht është piketuar edhe nga suksesi i madh i tij në një kohë të shkurtër. Kontakti me publikun italian dhe jo vetëm është një nga kënaqësitë e papërshkruara të miat me këtë rast ftoj gjithë dashamirësit e filmit shqiptar të gjejnë mundësinë të shkojnë ta shohin”, pohon regjisori Alimani. Por duke folur për filmin regjisori Bujar Alimani zbulon dhe se gjatë këtyre ditëve do të jetë në konkurrim në Bullgari, ndërsa më pas një premierë e tij do të jetë dhe në Los Angeles. “Filmi këto ditë gjithashtu konkurron në Festivalin e Filmit në Sofje të Bullgarisë në seksionin Ballkanik nga 7-17 mars, dhe në 4 maj ka premierën amerikane në SEE Film Festival në Los Angeles të SHBA në të cilin do të jem prezent në premierën e tij”, vijon regjisori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...