“Teatri, vitet ‘50” vjen përmes fotografive dhe veshjeve të aktorëve në shfaqje

Hënë, 11 Mars 2019 12:35

Teatri Kombëtar ka çelur ekspozitën "Teatri, vitet '50" në hollin e “arTurbinës”. Ekspozita do të qëndrojë hapur përgjatë gjithë mbrëmjeve të shfaqjes “Gusht: portret familjar”. Për publikun nga arkivi i teatrit janë prezantuar foto nga shfaqjet e ndryshme të atyre viteve, ku nuk mungojnë të ekspozuara dhe veshjet e aktorëve që kanë interpretuar në skenë. Kritiku i artit Josif Papagjoni shprehet se në ato vite në skenë kanë qenë vepra të suksesshme të teatrit  si "Orët e Kremlinit". Në skenë në ato vite përmendim vepra si “Familja e peshkatarit”, “Prefekti”, “Revizori”, “Intrigë dhe dashuri”, një sukses i madh për atë kohë ka qenë dhe vepra “Orët e Kremlinit”, që u vu në skenë pas 1950. Ka pasur shumë drama të huaja, vepra ruse. Shumë mirë që ekspozohet se çfarë është bërë me teatrin në atë kohë. Aktorët e teatrit në ato vite vinin nga lëvizja amatore dhe nuk ishte shkollë profesioniste, ata bartën me vete dhe pjesën e amatorizmit”, tregon Papagjoni. Teatri Kombëtar prezanton fondet nga arkivi i tij, të cilat kanë ngjallur interes nga publiku siç tregohet dhe në fotot që ka publikuar vetë institucioni. Por kritiku i teatrit Josif Papagjoni shton se regjisorët rusë që erdhën ato vite në Shqipëri për teatrin patën ndikimin e tyre si dhe për aktorët në skenë. “Në Shqipëri erdhën regjisorët rusë, të cilët ndikuan në kualifikimin e aktorëve, ndërkaq që u çuan në Jugosllavi dhe në vendet e  Lindjes në Hungari në Bashkimin Sovjetik ku vazhduan shkollat Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Drita Agolli, Esat Oktrova, Serafin Fanko. Në vitet ’60 u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, por këta kanë qenë të spikatur si regjisorë që shkuan dhe vazhduan shkollat edhe e ngritën në një nivel të ri artistik lojën e aktorit, nivelin e teatrit, ku ishin dhe skenografi Agim Zajmi apo Shaban Hadëri”, tregon kritiku Papagjoni. Duke folur për teatrin gjatë viteve ’50 kritiku i teatrit Josif Papagjoni ndalet dhe në aktorët e atyre viteve, që sollën role të paharruar, duke nisur me punën e aktorit Mihal Popi. “Aktorë në vitet ‘50 kanë qenë Mihal Popi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Marie Logoreci, etj. Më pas erdhi Margarita Xhepa, Drita Pelinku, Tinka Kurti që ishte në Shkodër. Këta janë aktorë të famshëm të atyre viteve, ku kemi Sulejman Pitarkën apo dhe Ndrek Lucën”, vijon kritiku Papagjoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...