Lin Delija 'kthehet' në Shkodër pas 71 vitesh në arrati

Tuesday, 12 Mars 2019 13:47

71 vjet pas arratisjes së tij nga vendlindja, “Lin Delija erdhi në shtëpi”, ndonëse jo fizikisht. Në qytetin e tij të lindjes, në Shkodrën e emrave të medhenj, u çel ekspozita me prezantimin e vizatimeve dhe skicave të cilat janë portrete e figura të shumta e të njohura të qytetit ku jetoi, Antrodoko, të ardhura enkas për të krijuar atmosferën figurative në Muzeun Dioqezian.

Janë mbushur 25 vite nga dita kur Delija ndërroi jetë, në prillin e 1994-ës, por përpjekjet për ta bërë të njohur krijimtarinë dhe filozofinë e tij të jetës, për të mbijetuar në mes të besimit fetar dhe besimit në pikturë, vazhdojnë pandërprerje.

Armando Nicoletti dhe Donato Paluzzi miq të Lin Delisë dhe drejtues të shoqatës që mban emrin e tij, rrëfejnë për  Ora Neës miqësinë e hershme me artistin, që nisi në vitet 1960-1970.

Armando Nicoletti: Rreth viteve 70, isha në Romë, atje ku punoja si parukier. U ktheva në vendin tim, Atrodoko dhe gjeta Lin Delinë, aty u njohëm dhe nisëm miqësinë. Më tha direkt, dua të të bëj një portret, të cilin e ruaj ende. E pastaj shumë vepra të tjera, takime pa fund. Ishte një miqësi e bukur, sic e kam thënë ai nuk e ka harruar kurrë vendin e tij. Në veprat e tij më të mëdha që ka bërë, ka vënë shpesh brenda shqiptarët, portretet e tyre. Ai përpara se gjithash këndonte, ishte një tenor dramatik. Më tregonte kur ka qënë tek françeskanet, kalvari i gjatë i vuajtjes dhe arratisja nga Shqipëria. 

Shkonim në fshat dhe vendosej mes arës e këndonte, largonte mallin. Më thoshte gjithmonë, do të vdes e nuk do ta shoh vendin tim. Kemi folur shumë. Mbi të gjitha Lind Delija ishte një artist dhe si gjithë të tjerët ishte pak ekstravagnat. 50 vite miqësi, nuk mund të përmblidhen në pak minuta është e vështirë. Por ruaj kujtime shumë të mira, ishte serioz, ironik, i pelqente të luante, të ishte mes njerezve. Por kur ishte përpara telajos, bëhej një gjahtar, aty nuk luhej më, sepse ishte një artist strikt. Na mungon shumë, Antrodoko pas vdekjes së tij, nuk është i njëjtë, mungon një personazh atje. Vinin njerez nga kudo ta takonin, SHBA, Gjermani etj.

Në New York kur ka qënë ka pikturuar portretin e Krishtit, madheshtor. Ndërsa në Detroid tek kisha e shqiptareve kur isha përpara pak kohësh ju dhurova një portret të Gjergj Fishtës i bërë nga ai. Ishte emocionuese, aty u bashkuan 3 mijë shqiptarë.

Donato Paluzzi: Ai studionte në akademinë Ripetta, me një banore të Antrodokos. Komuna kishte nevojë për një pikturë për shkollën fillore dhe shoqja e tij e klases i thotë zv/kryetares se ishte nje njeri i afte qe mund ta bente. Flasim per vitin 1962. Ai vjen në Antrodoko, kryen veprën dhe ikën. Kthehet pas disa vitesh, njeh Armando Nicoletti, që është miku më i vjetër i Lind Delisë dhe aty lindi kjo miqësi, mes uljesh dhe ngritjes, pasi ai ishte i mirë dhe i zoti, por kishte gjak shqiptar. Kur gjërat si shkonin mirë, shpërthente. Mori një shtëpi në lagje, aty bëri të njohura peisazhet e tij të Shkodrës, malet, lumin, njerëzit që njihen, qendrën e qytetit ose siç njihej pjaca dhe aty mes asaj mrekullie, punoi edhe shumë vepra.

Problemi e dini cili është? Lind Delija studoi në të njëjtën periudhë me një piktor Italian që vdiç përpara pak kohe. Ai i la trashegimi gruas 1 milion euro, ndërsa Lini nuk la asgjë. Sepse ai nuk ka dashur kurre shitësit e artit, ai ishte arti për artin. Duhej të ishte e shijuar nga të gjithë, pa shpenzuar asnjë lekë. Ka qënë armik i galeristëve, të cilët duke qënë se nuk mund të fitonin prej tij, e braktisen, apo thënë ndryshe i mbyllen dyert. Por ai nuk u ndal, punoi shumë dhe kemi plot 3 mijë piktura dhe 5 mijë skica. Jemi duke u përpjekur ti rikuperojmë pjesën më të madhe që të kemi një arkiv të pasur të kësaj pune të madhe.

Ai vuante largesinë nga vendlindja, si fëmija kur është larg nënës. Ai nuk ishte një shqiptar në dhe të huaj. Ai ishte Shqipëria në diasporë. Vuajtja e tij nuk ishte e një njeriu, por e një populli që nuk mund të kthehej në shtepi. Kur i vdiç e ema su lejua të vinte. Kur ra sistemi erdhi në Shqipëri ndejti pak dhe më pas u rikthye në Antrodoko me gisht në gojë. Ai mendonte se do të rigjente gjërat që la 34 vjet më parë, por ishte e pamundur dhe tha diçka: eshtë edhe një foto, që ai kalon afër Shqipërisë me skaf gjatë diktaturës, me një shikim që kur e kujtoj sot, me rrënqethet trupi. Kalon afër vendit të tij dhe nuk arrin ta njohë nënën, nuk mund të afrohej sepse do ta priste vdekja. Sot na mungon shumë, është një figurë që do të duhet kohë të harrohet. Por ne nuk do ta lejojmë sepse kemi një muze shumë të bukur që na e kujton gjithmonë. Vepra e tij, dasma shkodrane na mallëngjen. Është e para dasmë e bërë në muze.

Lin Delija e vuante largësinë nga vendlindja. Vuajtja e tij nuk ishte e një njeriu por e një populli që nuk mundi të kthehej në shtëpi. Së shpejti pritet të ngrihet edhe një Muze kushtuar veprave të kësaj figure.

lin-delija-spread-02.png

8-1552336306.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...