“Përrallë nga e kaluara” në Festivalin e Filmit në Linz të Austrisë

E mërkurë, 13 Mars 2019 14:51

CROSSING EUROPE në Austri Festivali i Filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë, që hap siparin nga data 25-30 prill, do t’i kushtojë vëmendje dhe kinematografisë shqiptare.  Njëzet e shtatë vjet pas rënies së diktaturës izoluese staliniste në Shqipëri, dihet ende shumë pak për kinematografinë e këtij vendi të Evropës Jugore. Si bashkë-themeluese e nismës Projekti i Kinemasë Shqiptare – ACP, Iris Elezi ka punuar për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare kinematografike. Përzgjedhja e filmave për “Carte Blanche” të saj është ndarë midis filmave të prodhuar në të kaluarën dhe prodhimeve më të reja. Krahas tre filmave artistikë të vitive ’70 nga regjisorja Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur e realizuar pas vdekjes së Hoxhës nga njëri prej figurave qendrore të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Pjesa e programit me filma të prodhuar rishtazi ofron një prezantim ideal në universin e kinemasë shqiptare me dokumentarin esse të kritikut Mark Cousins, Këtu ka dragonj. Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, BOTA nga Iris Elezi, dhe prodhimi më i fundit dhe shumë i suksesshëm që u shfaq në festivale të shumta ndërkombëtare, Nëntor i ftohtë nga Ismet Sijarina. “Përrallë nga e kaluara”, “Mimoza llastica” , “Tomka dhe shokët e tij’, “Kur po xhirohej një film”, janë prodhime që na njohin me kinematografinë shqiptare para viteve 90-të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...