Ana de Armas do të jetë Marilyn Monroe në kinema

Tuesday, 19 Mars 2019 09:05

Prej pak kohësh është bërë me dije për mediet ndërkombëtare se regjisori Andrew Dominik është në proces pune për të jetësuar në kinema filmin “Blonde” të shkruar nga Joyce Carol Oates dhe dedikuar ikonës Marilyn Monroe.

Sipas burimeve të ndryshme filmi biografik e ka gjetur tashmë protagonisten e saj. Dominik mesa duket ka përzgjedhur aktoren e “Blade Runner 2029” dhe të “Konck, knock”, Ana de Armas. Mirëpo disa zëra këmbëngulin se në fakt deri më tani nuk është bërë asnjë marrëveshje me aktoren kubaneze, edhe pse produksioni është parashikuar për këtë verë.

Regjisori ka kuruar edhe skenarin dhe do të përfshijë në produksion edhe Dede Gardner dhe ish aktorin e tij Brad Pitt, me të cilin ka punuar në të shkuarën. Duke qëndruar tek subjekti i “Blonde”, gjithçka nis nga Norma Jean Mortenson e mandej shpaloset suksesi që do ta shndërrojë atë në yllin e kinemasë së quajtur Marylin Monroe. Mirëpo ajo do ta gjejë veten mes disa lidhjesh të dështuara dhe një tragjedie drithëruese që do ta bëjë të jetë e varur nga lëndët narkotike duke i shkaktuar një paqëndrueshmëri mendore.

Dominik është shprehur në lidhje me projektin se: “Do të jetë një nga dhjetë filmat më të mirë që janë realizuar ndonjëherë rreth gjendjes njerëzore. Tregon historinë se si një traumë e fëmijërisë ndikon tek një i rritur që është i ndarë mes vetes,publikut e jetës private. Mendoj se projekti ka shumë mundësi me të vërtetë entuziazmuese, përsa i përket asaj që mund të bëhet, nga ana kinematografike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...