Artistja Adriana Nimani Kutllovci fitoi ‘Pllaketën e Artë’ në Zagreb

E mërkurë, 20 Mars 2019 10:06

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të ngjyrave, sonte në Zagreb u hap ekspozita e pagëzuar ‘ZAGREB FULL COLOR, me pjesëmarrjen e 50 artistëve nga vende të ndryshme të botës, nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, India, Italia, Kosova, Mali i Zi, Rusia, Serbia dhe Urugai.

Secili artist në këtë ekspozitë është paraqitur me nga tri piktura digjitale të formatit të madh, vetëm me qasje koloristike abstrakte. Me këtë rast, juria ndërkombëtare e përbërë prej gjashtë anëtarësh, kumtoi vlerësimet.

Shpërblimin e parë – ‘Pllaketa e Artë ’ (Golden plaque) e fitoi Adriana Nimani – Kutllovci. Pos shpërblimit të parë, Adriana Nimani – Kutllovci fitoi të drejtën e hapjes së ekspozitës personale të pikturave vitin e ardhshëm në Zagreb. Ekspozita ‘ZAGREB FULL COLOR’ do të qëndrojë e hapur një muaj, deri më 14 prill.

Adriana Nimani – Kutllovci ka lindur më 1979 në Prishtinë. Ka kryer gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në vendlindje. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe ka magjistruar në të njëjtin Fakultet. Merret me dizajn, pikturë, grafikë digjitale dhe fotografi artistike. Më 2002 është punësuar dizajnere grafike në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) – TV produksioni. Nga viti 2007 ligjëron lëndën e dizajnit grafik në Kolegjin ‘Design Factory’ në Prishtinë. Ka bërë disa udhëtime studimore gjithandej nëpër galeritë dhe muzetë e metropolave kulturore të vendeve të ndryshme të botës. Ka hapur ekspozitën personale (‘Lotët e detit’, Galeria e Arteve e qytetit të Pejës) dhe ekspozita të përbashkëta në Prishtinë, Tiranë, Sarandë, Berat, Sofje, Cadaqués/Kataloni (Spanjë), Wingfield (Angli), Bages (Francë), Pineda de Mar (Spanjë), Aarhus (Danimarkë), New York dhe Zagreb. Për vlerat e shquara të veprave të saj ka marrë disa shpërblime: Shpërblimin e parë në ekspozitën ‘Arti Islamik’ (2001); Shpërblimin e parë për pullën postare dhe për zarfin e ditës së parë të Filatelisë së Kosovës, cikli ‘Fëmijët e Kosovës’ (2006); Shpërblimin e parë për pullën postare dhe për zarfin e ditës së parë të Filatelisë së Kosovës, cikli ‘Bjeshkët e Nemuna’ (2013)./ KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...