Komedia “Kopraci” mirëpritet nga publiku kryeqytetas

E Enjte, 21 Mars 2019 13:27

Komedia “Kopraci” e Molierit u mirëprit nga publiku kryeqytetas. Në moshën 92-vjeçare aktori Koço Qëndro riportretizoi Harpagonin nga komedia “Kopraci” e Molierit me trupën e qytetit të Korçës nën regjinë e Dhimitër Orgockës. Vepra u shfaq për dy mbrëmje me radhë te “arTurbina”, ndërsa në skenë në rolet e tjera në vepër përmendim Blend Arifi, Ilda Pepa, Mateus Frroku, Zamira Kitën, Blera Belliu, Refik Xhinaku, Syrja Meçe, Lazarela Deti, Valentino Hamati dhe Antonio Tole. Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cilësoi si një komedi fantastike, ku nuk duhej humbur loja e aktorit 92 vjeçar Koço Qëndro. “Komedia fantastike e Molierit "Kopraci", do të shfaqet në skenën e “arTurbina” në Tiranë. Mos e humbni lojën e mrekullueshme të Harpagonit, interpretimi unikal i artistit 92 vjeçar, Koço Qëndro”, shprehej Margariti pas shfaqjes së natës së parë.

Dëshirën për ta realizuar edhe një herë rolin e jetës, aktori i njohur korçar Koço Qëndro, e bëri realitet  jo vetëm në qytetin e tij të Korçës, por së fundmi edhe në kryeqytet. Në rol ai u shfaq energjik dhe madje do të mbahet mend si Harpagoni më i veçantë dhe do të hyjë në histori për jetësimin në këtë moshë të këtij personazhi. Regjisori Dhimitër Orgocka mes të tjerave shprehet se Molieri është një autor i madh. “Molieri është autor i madh gjenial, dhe e ka trajtuar veprën brenda kuadrit të dramës dhe komedisë, por problemi më i madh është që njeriu duhet të jetë njeri mbi të gjitha dhe mos të jetë paraja që i mbyt dhe i shkatërron jetën e tjetrit”, tregon Orgocka “Mjeshtër i Madh”.

Muzika në vepër është nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani. Aktori Koço Qëndro në fillim të viteve 1960 zgjidhet si një ndër aktorët themelues që krijuan trupën e Estradës Profesioniste të Korçës. Që nga krijimi i saj e derisa doli në pension, në mbi 120 premiera realizoi një mori figurash me nivel të lartë artistik, duke luajtur në llojet e shkurtra të teatrit të varietesë, si skeçe, pantomime, dialogë, monologë, parodi e kuplete. Harpagonin te komedia “Kopraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, e luajti dy herë, më 1976 dhe 29 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit. Në komedinë "Kopraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...