“Becoming” i Mishel Obama, në garë si libri më i suksesshëm në histori

E Enjte, 28 Mars 2019 12:58

Me më shumë se 10 milionë kopje të shitura, biografia e ish-zonjës së parë amerikane Mishel Obama, po thyen rekorde të reja, por njëkohësisht po i sjell ish familjes presidenciale dhe të ardhura të mëdha.

Libri i Mishel Obama “Becoming” është në garë për t’u bërë, autobiografia me më sukses në historinë e publikimeve, pasi ka shitur deri tani më shumë se 10 milionë kopje.

Lajmi konfirmohet nga Bertelsmann, shoqëria që drejton shtëpinë botuese “Penguin Random House”. Administratori i deleguar i shoqërisë u shpreh se, autobiografia e ish-zonjës së parë amerikane mund të bëhet më e suksesshmja në historinë e biografive.

Parashikimi bëhet në të njëjtën kohë me publikimin e rezultateve vjetore të shoqërisë Bertelsmann, e cila e ka mbyllur vitin 2018 me 17.7 miliard euro fitim, niveli më i lartë që nga viti 2007, pikërisht falë librit ‘Becoming’..

***

Libri i Michelle Obamas është në “rrugë të mbarë” për tu bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të tij. “Becoming”, botuar 5 muaj më parë, tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje, ka thënë Bertelsmann. “Ne besojmë se ky libër do bëhet autobiografia më e suksesshme ndonjëherë,, ka thënë Thomas Rabe, shefi ekzekutiv i firmës gjermane. Firma pagoi 60 milionë dollarë në 2017 për të drejtat e librit, së bashku me atë të ish presidentit amerikan Barak Obama.

Libri i ish presidentit nuk është botuar ende. Sipas raporteve aktualisht libri i ish Zonës së Parë është aktualisht i 11-ti në listën e 20 biografive dhe autobiografive më të mira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...