Ekspozitë e hartave, në Prishtinë

E Enjte, 28 Mars 2019 15:06

Është hapur ekspozita “Hartografia evropiane dhe territoret shqiptare”, koleksion nga Afrim Ethemi. Kjo ekspozitë është bërë në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik.

“Kam pasion që të kem diçka afër vetit, që të kem disa kujtime në të kaluarën. Përmes këtyre hartave paraqitet ekzistenca e të kaluarës. Me këtë unë iu ofroj të tjerëve një mundësi që t’iu paraqes se kush kemi qenë dhe kush jemi”, autori i kësaj ekspozite, Afrim Hetemi.

“Është një hartë, e cila është botuar për herë të parë në vitin 1477, por është e marrë nga një botim në vitin 1561 nga Ruceli. Më e hershmja dhe këtu kemi për herë të parë dalmacinë, kemi pjesën e Ilirisë, kemi lumin e Vjosës”, shprehet Genti Gjikola, kurator.

“Kjo është e vetmja hartë që i dedikohet Epirit dhe Shqipërisë së sotme dhe që është publikuar që në mesin e viteve 1600”, shprehet kuratori.

“Këto të dyja janë të Gerarg Merkatorit, i kam përcaktuar në një hapësirë të veçantë. Kjo tregon Epirin, Maqedoninë, Greqinë, Akaia, që i thotë ai”, thotë Genti Gjikola, kurator.

“Përtej ndarjes gjeografike, këtu kemi edhe një ndarje fisnore. Secili fis jeton ku dhe. Ka patur shumë interes, sidomos kur ky koleksion nga Afrim Ethemi është treguar edhe në Kosovë”, thotë Gjikola.

Jo vetëm ndërtimi i një harte është i paracaktuar kulturalisht, por edhe kuptimi i saj. Nëpërmjet kësaj ekspozite, vizitorët do të kenë mundësi që të shohin evoluimin e kufijve, për të kuptuar që ndryshimi është gjithmonë I vazhdueshëm dhe asgjë nuk ngelet e paprekur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...