Kaltrinë Uka merr çmimin e dytë në konkursin letrar “Ora e Agimit”

Hënë, 20 May 2019 19:37

Eshte mbajtur dje manifestimi letrar “Ora e Agimit” ne Podujeve. “Organizuar nga Forumi i Rinisë së LDK-së në Podujevë, në përvjetorin e dytë të shkuarjes në amshim të veprimtarit të dalluar të LDK-së dhe të Kosovës, Agim Kikaj, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, sot në Teatrin “Avdush Hasani” u mbajt manifestimi letrar “Ora e Agimit”.
I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti poetët të cilët madhështuan këtë organizim, i cili do të jetë tradicional”. Kështu shkuan Agim Veliu, aktualisht është kryetar i Komunës së Podujevës dhe nën-kryetarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë aktivitet u dhanë dhe 3 çmime për krijuesit, Flamur Shala çmimin e pare, ku të dytin e mori e talentuara, studentja nga Mitrovica Kaltrinë Uka si dhe çmimin e trete Naxhije Kastrati.
Kush është vajza e talentuar Kaltrinë Uka
Kaltrinë Uka ka lindur më 08.03.1996, në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i përfundoi po aty. Sa ishte në gjimnaz është dalluar për shkrime letrare dhe për dy vite radhazi e zuri vendin e parë në ese në nivel shkolle, ndërsa poezi shkruan që nga shkolla fillore, mirëpo nuk ka ende libër të botuar. Ka marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme të poezisë ku dhe është shpërblyer. Në Istog triumfoi me Çmimin e parë “Ibrahim Rugova” në konkursin e poezisë “Ibrahim Rugova” organizuar nga KL “Podguri”. në Vushtrri mori Çmimin e dytë me poezinë “Dhimbje” në konkursin “Fjala e gurit” organizuar nga KL “Latif Berisha”, ndërsa në Ferizaj u shpërblye me Çmimin e tretë me poezinë “S’mundem me t’uru mirëseardhje natë” organizuar nga KL “De Rada” – sektori i të rinjëve. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Modifikuar më Hënë, 20 May 2019 19:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...