Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, 3 mbrëmje në teatrin Eksperimental

Saturday, 08 June 2019 13:43

Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” vjen nesër në mbrëmje premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgli”, për të vijuar dhe mbrëmjen e të shtunës dhe të dielës. Vepra shkruar nga autori grek Jorgos Theodosiadis vjen në skenën teatrore me regji nga Donard Hasani dhe Valdrin Asani. Vepra interpretohet në skenë nga aktorë të njohur të teatrit, dhe në role janë Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Me producente Shegushe Bebeti, kjo vepër pas skenës së teatrit në Fier do të jetë tre mbrëmje me radhë për publikun në Tiranë. Teatri shkruan se në skenë do të jetë një super komedi nga Jorgos Theodosiadis, me situata fantastike, humor i paparë që do ta shijoni pa masë. Në qendër të komedisë greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” janë tre personazhe , që përplasen me njëri -tjetrin në momentin që hyn një vajze me të cilën janë dashuruar të tre pa e ditur. Një nga regjisorët e komedisë, Donard Hasani shprehet se ideja e veprës është njerëzit me aftësi të kufizuar mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. “Vepra trajton dhe ata njerëz, që kanë aftësi të kufizuara që mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët, të ecin dhe të zhvillohen. Kjo është si një ide e saj. Në veprën, që njëri nuk dëgjon, njëri nuk shikon dhe njëri nuk flet, që kanë rënë në dashuri me të njëjtën vajzë në këtë moment ata ndodhen para situatave të reja dhe të paprovuara me dëshirën për të fituar gjithsecili dhe për ta bërë për vete këtë femër”, tregon mes të tjerave regjisori Donard Hasani. Për ta sjellë në skenën e teatrit në Shqipëri për këtë vepër regjisori Donard Hasani shprehet se ka nisur kërkimin, që para pesë vitesh. “Kjo vepër është hit në Greqi, ndër më të kërkuarat dhe më të vëna në skenat e teatrit. Me shumë përpjekje kam gjetur këtë vepër, madje kam pesë vite që kam nisur kërkimin dhe mendimin për ta sjellë në skenën e teatrit”, pohon regjisori Hasani për veprën, që është përkthyer nga Maklena Nika.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...