Rita Ora, koncert në Zarë të Kroacisë

E mërkurë, 10 July 2019 14:49

Këngëtarja e njohur Rita Ora, do të performojë për herë të parë në Zarë të Kroacisë këtë verë.

Ora do të performojë në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë më 30 gusht 2019, dhe biletat kanë dalë në shitje të mërkurën (3 korrik), njoftuan organizatorët e koncertit.

Që kur koncerti u njoftua në fundjavë, ka pasur interes të madh nga fansat e saj në Ballkan, marrë parasysh faktit që këngëtarja është me origjinë nga Kosova.

“Të gjithë fansat dhe ata që duan të dëgjojnë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop dhe të kërcejnë me hitet si: “Let You Love Me”,”Your Song” ,”Anywhere” dhe një numër këngësh të tjera, ne ju këshillojmë ta siguroni biletën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur me çmim të zbritur “, tha në një deklaratë Qendra Sportive “Visnjik”.

Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Turneu filloi në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Evropës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm.

Ora kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ardhja e saj për të performuar në Ballkan, me siguri do të zgjojë një interesim të madh edhe të fansave të saj shqiptarë, marrë parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare në përgjithësi. 

Modifikuar më E mërkurë, 10 July 2019 14:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...