Analistët: Ftesa e Thaçit për një ekip negociator, e vonuar

E Enjte, 21 June 2018 22:25

Njohësit e çështjeve politike në vend e konsiderojnë thirrjen e presidentit Thaçi për një ekip negociator, si thirrje të vonuar. Ata thonë se ftesat të cilat nuk dëgjohen nga ata që iu bëhen, tregojnë se duhet të gjenden zgjidhje tjera.

Profesori i shkencave politike Belul Beqaj duke komentuar thirrjen publike të presidentit Thaçi për një ekip negociator të cilin do t’a udhëheq vet, thotë se ftesat të cilat nuk dëgjohen nga ata që ju bëhet thirrja tregon se duhet të gjendet një zgjidhje tjetër.

Beqaj tha për Radio Kosovën se sovrani apo Parlamenti do të duhej t’a zgjidhte një negociator të ri, që do ta kishte mbështetjen maksimale të faktorëve të cilët nesër do ta implemntojnë marrëveshjen e arritur.

"Mendoj që ftesat të cilat nuk dëgjohen nga ata të cilët i thërret presidenti janë edhe dëshmi që presidenti duhet të bëjë një veprim të cilin e paralajmëroi vet duke thënë se kjo marrëveshje është më e rëndësishme se interesi i çdo individi. Nëse e ka menduar me gjithë mend këtë që e ka thënë dhe këtë personalitet faktorët kryesor politik nuk  po e mbështesin ndonëse në kuptimin kushtetues është figurë unifikuese, do të ishte mirë që ai t’ia lëshojë pozitën dikujt tjetër në kuptimin që sovrani, parlamenti t’a zgjidh një negociator të ri për të cilin do të eksitonte mbështetja maksimale e faktorëve, të cilët nesër do ta implementojnë marrëveshjen që do ta nënshkruaj personi i cili do të jetë përzgjedhje e sovranit, pra parlamentit të Kosovës.

Beqaj thotë se Kuvendi duhet të jetë strubullar i vazhdimit të procesit, duke shtuar se Kosova ka personalitete që janë integruse dhe që kanë aftësi të komunikimit me palën tjetër.

“E para gjë që bie në sy është nevoja që të ndërrohet kryenegociatori, të rishikohet apo të krjohet një platformë e re, një ekip I ri negociues dhe të bëhet strategjia e veprimit në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Edhe analisti Ymer Mushkolaj, tha për Radio Kosovën se ftesa e presidentit Thaçi për subjektet politike është e vonuar, pasi nuk ka as mbështetje nga Kuvendi dhe se mungon platforma e mirëfilltë për bisedime.

"Do të kishte mundur fare mirë që këtë ftesë t’a bënte me kohë, dhe deri sa do të kishte përfunduar edhe platforma për bisedime, po ashtu do t’i ishte dhënë edhe mandati presidentit Thaçi. Por, presidenti Thaçi njihet si personalitet i cili ka dëshirë të imponojë vendimet dhe të imponohet edhe vet si udhëheqës I proceseve të rëndësishme, nuk bën përjashtim edhe në këtë rast tentativa e tij që pa mandatin e Kuvendit të Republikës së Kosovës  të vazhdojë t’i udhëheq bisedimet e Kosovës me Serbinë", tha ai.

Edhe pse deri tani nuk ka përkrahje të plotë politike që presidenti i vendit të udhëheq fazën finale të dialogut, Thaçi me 24 qershor pritet të takojë sërish homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...